“Je lidhur me boss droge?” Përplasja e Luarit me moderatorin u pasqyrua në protestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luar Arani dha një intervistë për “Kafe shqeto” me Flavio Qarrin për të promovuar këngën e saj më të re, “Jetë”. Gjatë intervistës, Flavio e pyet: “Me kë po jeton dhe pse e ke mbajtur kaq të çuditshme dhe të mistershme këtë jetën tënde? Ka ndonjë gjë? Je lidhur gjë me ndonjë bos droge?”

Luari nga ana tjetër i tha se “sot bëhet protesta për femrat”, reagim që u pasua nga ndërhyrja e Flavios, i cili theksoi se “e ka promovuar dy ditë rresht, kështu që e di shumë mirë”.

“Po mirë, përderisa e ke promovuar…një femër nëse është e suksesshme dhe mban një apartament vetëm edhe ka një karrierë nuk do të thotë se duhet të ketë bosin e drogës. E ka arritur vetë.” – tha këngëtarja.

Më pas, Qarri pyeti sërish: “Ok, kemi një arkitekt, një gazetar, një…ça kemi?”

“Jo, ke një vajzë që merret me muzikë, punon në bankë edhe është shumë mirë kështu siç është.” – tha ajo.

Pyetja e Flavios ishte shkrim në një nga pankartat gjatë protestës së sotme dhe gjithashtu nxiti edhe reagim online. Në Instagram, Flavio reagoi fillimisht me këtë postim, ndërsa më pas publikoi disa komente.

Siç mund ta shihni, moderatori thotë ndër të tjera se “e ftuara e tij e kuptoi falë Zotit që ishte batutë”, mirëpo nga ana tjetër, situata në Instagramin e Luarit nuk është fort e qetë, pasi ajo ka ripublikuar të gjitha postimet ku kritikohet pyetja e Flavios, e cilësuar si “seksiste”./ Anabelmagazine.com

Të fundit

Temperatura deri në 36 gradë Celcius, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të hënë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti...

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë së gjumit Mjalti stimulon prodhimin e...

1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Më 14 korrik 1933, në Gjermani u firmos një nga dekretet më të errëta të epokës së pas Luftës së Parë Botërore: "Ligji për...

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Lajme të tjera

Web TV