Snapchat kundër Trump-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i kompanisë për të ndaluar promovimin e llogarisë së presidentit amerikan, Donald Trump, pason etiketimet që twitter u vendosi postimeve të tij, duke i cilësuar të pasakta dhe nxitëse të dhunës.

Snap tha të mërkurën se ka ndaluar promovimin e llogarisë të presidentit amerikan, Donald Trump, pasi konstatoi se komentet e tij publike jashtë faqes mund të nxisin dhunë. Ky aplikacion që është popullarizuar në mesin e përdoruesve të rinj, deklaroi që llogaria e Trump-it do të mbetet e paprekur, por nuk do të promovohej në faqen e saj për lajme dhe histori.

Llogaria e presidentit amerikan shfaqej më parë në Snap rregullisht, së bashku me llogaritë e përdoruesve të tjerë të profilit të lartë, si ylli i televizionit, Kim Kardashian, aktori Kevin Hart dhe guvernatori Andrew M. Cuomo nga New York.

Lëvizja e Snap është një pjesë e një pozicioni shtrëngues nga ndërmarrjet e mediave sociale kundër postimeve të Trump-it, të cilat shpesh janë agresive dhe përmbajnë kërcënime e pasaktësi.

Gjatë javës së kaluar, Twitter ka etiketuar disa nga tweet-et e presidentit për dhënien e dezinformatave për votimin dhe nxitje të dhunës. Në të kundërt, Facebook nuk i ka prekur postimet e Trump, duke argumentuar se ato kanë vlerë lajmesh dhe duhet të qendrojnë në emrin e fjalës së lirë.

Snap tha se ka vendosur të ndalojë promovimin e Trump-it, për shkak të postimeve të së shtunës, në të cilat ai kërcënoi me dërgimin e “qenve të egër” në protestat që kanë shpërthyer në të gjithë vendin, pas vdekjes së George Floyd, një burrë afro-amerikan që u vra nga një polic i bardhë në Minneapolis.

“Ne nuk do të përforcojmë zërat që nxisin dhunë racore dhe padrejtësi, duke u dhënë atyre promovim falas”, tha Rachel Racusen, një zëdhënëse e Snap.

Pas komenteve të Trump-it, Evan Spiegel, shefi ekzekutiv i Snap, iu drejtua punonjësve të tyre me anë të një mesazhi të gjatë.

“Ne do ta sqarojmë me veprimet tona se nuk ka zonë gri kur bëhet fjalë për racizmin, dhunën dhe padrejtësinë”, tha Spiegel  në memon që u postua të hënën në blogun e Snap.

“Ne thjesht nuk mund të promovojmë llogari në Amerikë që janë të lidhura me njerëz që nxisin dhunë racore, pavarësisht nëse ata e bëjnë këtë jashtë platformës sonë. Por kompania nuk do t’i heqë llogaritë”, shtoi ai.

Spiegel tha që ai kishte arritur në këtë konkluzion ndërsa mendonte për të ardhmen e vendit dhe rolin e kompanisë së tij në të. Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Brad Parscale, menaxheri i fushatës së Trump-it për vitin 2020, akuzoi Spiegel për paragjykim liberal dhe tha: Snapchat po përpiqet të manipulojë zgjedhjet. Trump po konfrontohet me kompanitë e mediave sociale, fill pasi Twitter nisi të etiketojë javën e kaluar disa nga twee-et e tij.

Lexo edhe :  E trishtë/ Ndahet nga jeta nga jeta aktori i njohur (EMRI+FOTO)

Ai akuzoi menjëherë Twitter-in, platformën e tij të preferuar për mediat sociale, ku ka më shumë se 81 milionë ndjekës, për shtrembërim fjale dhe ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në një akt të dukshëm hakmarrjeje, të enjten e kaluar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synonte të hiqte mbrojtjet ligjore ku kompanitë e internetit mbështeten, në mënyrë që ato të mos jenë përgjegjëse për përmbajtjen e postuar në faqet e tyre.

Twitter dhe mediat e tjera e kanë denoncuar ndërkohë urdhrin ekzekutiv. Që nga ajo kohë, Twitter ka bërë madje presion për etiketimin paralajmërues të më shumë postimeve nga zyrtarët publikë, ndërsa facebook është përballur me kritika për sa i takon zgjedhjes për të mos bërë asgjë në lidhje me postimet e Trump-it.

Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i Facebook-ut, u përball të hënën me një protestë nga qindra punonjës, por ka vazhduar të mbrojë vendimin e tij.

“Kompanitë e mediave sociale kanë të drejtë të zbatojnë standardet e tyre të fjalës”, thonë studiuesit e fjalës në mediat sociale.

“Ata kanë mjete të shumta për t’u marrë me dinamikën e përhapjes së përmbajtjes së urrejtjes, dezinformimit, ngacmimit dhe llojeve të tjera të përmbajtjes”, tha David Kaye, profesor i Drejtësisë në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, dhe raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për lirinë e mendimit dhe shprehjes.

Por ndikimi i veprimit të Snap ka të ngjarë të jetë modest, tha Kate Klonick, një ndihmëspedagoge e Drejtësisë në universitetin e Shën Gjonit.

“Presidenti nuk ka nevojë të promovohet nga Snap, Twitter ose Facebook”, tha ajo. “Fjalimi i tij përforcohet në mënyrë organike nga media sociale.”

Trump ndiqet nga 1,5 milionë njerëz në Snapchat, sipas Bloomberg-ut. Për llogari ai aktualisht ka video dhe fotografi përpara kishës së Shën Gjonit në Uashington, së bashku me një pamje të një prej tweet-eve të tij. Trump u promovua rregullisht në Discover, i cili është kuruar nga njerëz e algoritme dhe lejon që botuesit dhe figurat publike të arrijnë audiencat e reja të Snap.

Njerëzit kanë kaluar më shumë kohë në Snapchat që prej fillimit të pandemisë COVID-19. Snap raportoi në prill se numri i përdoruesve të saj aktivë në ditë është rritur më shpejt sesa pritej, duke arritur në 229 milionë njerëz. Komunikimi midis miqve ishte 30 për qind më i lartë në javën e fundit të marsit sesa në javën e fundit të janarit, tha Snap.

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV