Avdullah Hoti heq reciprocitetin me Serbinë, AAK voton kundër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria Avdullah Hotit ka vendosur tw shfuqizojë vendimet paraardhësit Albin Kurti për masat e reciprocitetit me Serbinë. Sipas Hotit, ky vendim është marrë për të bërë të mundur rifillimin e procesit të dialogut midis dy shteteve. Ai shtoi se pret të njëjtën lëvizje edhe Serbia.

“Dje kemi miratuar programin e qeverisë. Kemi miratuar programin e organizimit të qeverisë në përputhje me besimin e deputetëve të Kuvendit. Kemi hequr pengesat për procesin e dialogut, zotim ky që e kemi dhënë përpara partnerëve tanë. Tani presim që edhe pala serbe të heq pengesat që të filloj dialogu me Serbinë”, ka thënë Hoti.

Hoti tha se janë të gatshëm që të ulen në tavolinë për dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo siç tha ai dialogun do ta udhëheq Qeveria e jo Presidenca.

“Jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e dialogut. Kryeministri në bazë të kompetenvace kushtetueses e udhëheq dialogun. Edhe nëse unë dua nuk mund t’i transmetoj kompetencat e mia tek presidenti. Qeveria udhëheq dialogun dhe raporton tek Kuvendi”, ka thënë  ndër të tjera Hoti.

Qeveria sot ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020, të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

Kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri.

-Heqja e reciprocitetit/ Vuçiç: Vendim i mirë. Kurti: Shërbim që as Beogradi nuk e mendonte

-Osmani i kthehet Hotit: Hoqe dorë për ta trajtuar Kosovën si të barabartë

Të fundit

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia...

Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

PSG dhe Bayern përplasen në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përballen me fillim nga ora 18:00 në fazën çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.  PSG siguroi kualifikimin në këtë...

Mes protestave në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka inauguruar sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e mediave një segment të rëndësishëm të autostradës “Milosh...

E pazakontë në Mirditë, 31-vjeçari denoncon humbjen e bashkëshortes

Një 31-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Mirditës humbjen e gruas, shtatë vite më e madhe nga ai. Kallëzimi ëhstë bërë ditën e djeshme, por...

Lajme të tjera

Web TV