AAK këmbëngul për hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në veri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka thënë se në bazën stërvitore në Rashkë ka qenë për vizitë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, prandaj është shumë i nevojshëm një hetim ndërkombëtar lidhur me sulmin terrorist në veri të vendit.

Berisha ka thënë se kanë pasur informacione para disa muajve se ka grupe që po stërvitin në Rashkë.

“Kemi pasur informacione muaj më parë nga inteligjenca e jonë që ka grupe të cilat janë duke u stërvitur në Rashkë dhe në vende tjera, grupe të cilat më pastaj kanë ardhë në Kopaunik dhe tani kanë depërtu me gjithë atë armatim, pra kemi informacione të sakta të cilat edhe u argumentuan dhe rezultuan si të vërteta”, ka thënë Berisha.

Berisha ka bërë të ditur se në bazën stërvitore në Rashkë ka qenë për vizitë edhe presidenti serb, Vuçiç, prandaj duhet hetim ndërkombëtar.

“Bazën stërvitore në Rashkë e ka vizituar edhe presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç, prandaj është shumë i nevojshëm një hetim ndërkombëtar, sepse ato janë baza që kanë ekzistuar, kemi pasur informacion ai i ka vizituar e që Vuçiç nuk po e fsheh njëfar lloj koordinimi edhe nga deklaratat e tij të më parshme me këto grupe”.

“Këto deklarata kanë qenë edhe një lloj paralajmërimi të organeve të sigurisë serbe, të presidentit serb, të lëvizjes së ushtrisë së Serbisë tri ditë më përpara, këto janë të vërteta, janë fakte, prandaj duhet që të çertifikohet një hetim ndërkombëtar që do të pasonte një Gjykatë Ndërkombëtare për këtë. Ne mundemi të tregojmë video njëri-tjetrit, mirëpo këto duhet të çetifikohen, duhet të ndodh një gjykim ndërkombëtar për këtë çka ka ndodh”, ka përfunduar Berisha./I.S

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV