Edhe këtë të shtunë kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar takimin me biznesin e prekur nga pandemia e COVID-19.
Basha gjatë bisedimit me tregtarët, nuk nguroi të shkëmbente edhe batuta. Ai dëgjohet teksa i drejtohet një zonje ku i thotë se në kamera dilte mirë sepse ishte fotozhenike.
Në këtë moment tregtarja e pyet nëse do t’i jepte paratë e humbura biznesit. Përgjigjja që Basha i dha ishte një buzëqeshje.
Sakaq Basha u pyet edhe për çështjen e pronave, dhe tha se për këtë çështje do të flasë më vonë.
gj.b/fjala.al