Hapja e sezoni veror/ Klosi e Margariti: Garantojmë mbrojtje nga virusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat Blendi Klosi dhe Elva Margariti kanë vijuar turin me operatorët turistikë në mbarë vendin.

Këtë herë ata kanë ndaluar në parkun Arkeologjik të Apolonisë, nga ku kanë folur për ndikimin e pandemisë në turizëm dhe si mund të garantohet mbrojtje.

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit kërkon rregulla, masa dhe shërbime të reja tha ministri Klosi, teksa e cilësoi si të vështirë këtë sezon, i cili mund të lehtësohet vetëm falë masave që duhet të merren.

“Do të jetë një biznes i vështirë në vitin 2020, por në qoftë se ne ia dalim që të ofrojnë rregulla në plazh, të garantojmë higjienë, të garantojmë mbrojtje nga pandemia mund t’ia dalim që përsëri të krijojmë një sezon të pranueshëm edhe në 2020, paçka se është vetëm një sezon mbijetese dhe për të gjitha këto besoj nën drejtim dhe të prefektit ne do të kemi dhe takime të tjera që do ta menaxhojmë ashtu siç duhet sistemin e garantimit të një sezoni turistik të pastër”, -u shpreh Klosi.

Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se ministria e drejtuar prej saj kishte marrë të gjitha masat për ofrimin ndryshimeve të çmimeve, që përfshijnë vlera simbolike për vizitorët në parqet arkeologjike dhe muzetë  e vendit, duke stimuluar në këtë mënyrë turizmin lokal.

“Dhe ne si Ministri Kulture kemi dalë me oferta të reja që do vihen në vijim edhe të bisedave të bëra me të gjithë së bashku tur operatorët edhe për t’ju gjendur më afër ju sepse mendojmë se ky është momenti më i duhur që t’ju gjendemi pranë, pasi mendojmë fort që ky vit të kemi gjithmonë e më tepër një turizëm lokal e ndoshta do të kemi më pak turistë të huaj, megjithatë dhe në momentin që do të kemi turistë të tjerë të huaj, ne do t’i përgjigjemi me shërbime të reja në sitetet tona. Operatoret turistikë ne te gjithë vendin nuk janë optimist për sezonin turistik të kësaj vere, teksa shpresa e vetme janë turistet vendas”, u shpreh ministrja.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League....

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV