Basha nga Elbasani: Do t’i fitojmë zgjedhjet për shqiptarët, vëmendja te ekonomia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon takimin e tij me sipërmarrësit e vegjël për të diskutuar me ta për krizën ekonomike në të cilën ndodhen në këtë kohë pandemie dhe për t’u prezantuar planin e forcës së tij politike për ekonominë.

Sot, kryeopozitari ka qenë i pranishëm në qytetin e Elbasanit, ku bizneset i janë ankuar se qytetarët nuk blejnë më dhe për pasojë ka rënë xhiroja në masën 50 %. Madje ankesa mori dhe se bashkia e Elbasanit u kërkon taksat që nga qeveria u lajmëruan me bujë si të falura.

Pas takimeve, Basha përmes një reagimi në rrjetet sociale hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit Rama se ka shkatërruar ekonominë, ka varfëruar qytetarët dhe po falimenton biznesin e vogël. Sipas tij, vëmendja e PD-së është te ekonomia pasi është jetike garantimi i një jete normale për të gjithë shqiptarët.

Kryedemokrati shprehet i bindur se do dalë fitues në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Në Elbasan si kudo në Shqipëri, RAMAVIRUSI po e shkatërron ekonominë, ka varfëruar qytetarët dhe po falimenton biznesin e vogël.

Sipërmarrësit e vegjël në Elbasan vuajnë mungesën e ndihmës, si gjatë dhe pas pandemisë. Faturat e larta të energjisë dhe të ujit, tatimet dhe taksat lokale po i detyrojnë bizneset e vogla të ulin qepenat dhe të shtojnë radhët e të papunëve.

Vëmendja jonë është dhe do të mbetet tek ekonomia. Sepse për ne është jetike garantimi i një jete normale për të gjithë shqiptarët. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me shqiptarët e për shqiptarët në mënyrë që me planin tonë të ndërtuar bashkë me shqiptarët t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike të krijojmë mundësi për punë e mirëqënie e t’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve.

Lexo edhe :  Plagosi nënën me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për 25- vjeçarin

/E.B./Fjala.al

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3226209187430240?__xts__[0]=68.ARBh5eWEbmMbvZnZQnpIEeMgRjeqsOCLrz-8s5Vm1grCDqqdTqIMEGqd4V67h-8IXDGUn-4gwes8VmmRkgNONGtCTye31TytNAzZt86qjxzzlkve0rZxif_SIzbHZRxSfB4x1osztdyr3sywhRk1qa8uFQGPreRY5EEQXlFCzbFTpIXSOb7mZfVLtTgzuT_R1Io1jj3a3ftKo9RZWRGsw7Kbg_yQkjdeG1QUjMwblATT2toR9SBIb8Fodd1l-YPRfc8Ma5PdmS18WaH10jvnZx0eQyHCauKxHZj3FR4q37ctAZikxlAhQiiPx8x3ipuLCmXVnPMTmwh6S0It35kf2fH8uQ&__tn__=-R

 

Të fundit

“Shokë, duhet të dimë gjithçka”/ Si STAS-i përgjonte qytetarët e RDGJ-së?

“Shokë, duhet të dimë gjithçka!”: Ky ishte mesazhi i qartë që Erich Mielke u dha punonjësve të tij. Ai...

Sistemi sekret që përdor Hamasi për të shpërndarë pagat e qeverisë

Pas gati dy vitesh lufte, aftësia ushtarake e Hamasit është dobësuar rëndë dhe lidershipi i tij politik është nën presion të madh. Megjithatë, gjatë gjithë...

Arsyet për burgosjen pa fund: Pse Gjykata e Hagës e mbajti sërish Thaçin në qeli

Gjykata Speciale ka zgjatur paraburgimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e...

Shqipëria s’përfshihet në projektin e DASH për vizat me garanci 15 mijë USD

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e...

Sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria përditëson 4 vendimet e reja të BE

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke reflektuar katër vendime të...

Lajme të tjera

Web TV