Covid-19/ Pas poliklinikës, mbyllet një tjetër institucion në Shkodër

Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër është mbyllur pasi një punonjëse ka rezultuar pozitive me koronavirusin Covid-19.

Nuk ka një afat se kur mund të rihapet ky institucion, ndërkohë pritet që gjatë kësaj të hëne të kryhet dezinfektimi i plotë i institucionit dhe çdo hap do të ndërmerret në konsulencë me specialistët e shëndetësisë në Shkodër.

Më herët gjatë kësaj dite u mbyll edhe Poliklinika e Shkodrës, sërish prej infektimit të stafit./r.g/fjala.al