Historia e emrit të Ibsen Elezit. Në nder të dramaturgut norvegjez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ibsen Elezi mban emrin e dramaturgut të njohur norvegjez Henrik Ibsen. I apasionuar pas letërsisë, babai i Elezit vendosi t’i jepte emrin e dramaturgut dhe filozofit Ibsen. Për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Ibsen jep detajet nga kjo histori.

-Tani më hiq kuriozitetin. Emri juaj që është emri i një shkrimtari norvegjez, Henrik Ibsen, çfarë lidhje ka?

-Kam dy interpretime për këtë. Kur më bënë drejtor arsimi, vij në Tiranë dhe një drejtor aty në ministri më thërriti Hysen. I thashë “ Më fal po ti nga e di që e kam pasur emrin Hysen?” Tha “Po ma mori mendja”. Ndërsa e vërteta është që në vitin 1973 kur është regjistruar emri në regjistër, në Belsh ka qenë kjo, sepse familja ime ka qenë e internuar në Belsh. Emrin ma ka vënë im atë dhe ma ka shpjeguar shumë vonë. Për shkak të Henrik Ibsenit që ka qenë dramaturg, filozof. Veprimtarinë e tij letrare e ka pasur në Itali, dhe është bërë i madh sepse ka vënë në pah fenomene që kanë ndodhur në elitën politike dhe fenomenet e degradimit që po ndodhin sot. Për ta regjistruar emrin ka qenë i detyruar ta argumentonte se Ibsen ka qenë emër ilir. Është detyruar të gënjejë./Fjala.al/k.b

https://www.youtube.com/watch?v=jA3Q9ChuErI

Të fundit

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë,...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Lajme të tjera

Web TV