Kosova hap kufirin me Shqipërinë, s’ka më vetizolim për 7 ditë

Duke filluar nga sot do të hiqet kufizimi i lëvizjes që ishte nga ora 21:00 deri në orën 05:00, për qytetarët shqiptar që udhëtojnë drejt Kosovës do të jenë në fuqi rregulla të tjera.

Tashmë qytetarët që do të udhëtojnë drejt Kosovës nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit për shtatë ditë, ndërsa testimi i detyruar për Covid-19 do të hiqet ndërsa në kontroll do të kryhen kontrollet e detajuara sipas udhëzimeve të OBSH-së, që konsiston në matjen e temperaturës, shenjat dhe simptomat klinike si dhe kontaktet eventuale të dy javëve të fundit me persona pozitiv ose të dyshimtë për Covid-19.

“Me hapjen e kufijve, IKSHPK rekomandon kontrollin e detajuar për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, duke marrë shënime të sakta të vend qëndrimit të tyre, numrin e telefonit, dhe përcjelljen e gjendjes së tyre klinike nga QKMF. Kontrolli i detajuar kryhet sipas udhëzuesve të OBSH-së, që konsiston në matjen e temperaturës, shenjat dhe simptomat klinike si dhe kontaktet eventuale të dy javëve të fundit me persona pozitiv ose të dyshimtë për COVID-19”, tha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Rekomandimet

Kontrollin e detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,

Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19
Bazuar në rekomandime, prej ditës së hënë, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor, por ata që hyjnë do të kontrollohen nga mjekët
Bazuar në situatën epidemiologjike, do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve./r.g/fjala.al