Neuropediatria Migena Kika: Pse fëmija mund të mos bëjë atë që i thuhet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që në moshë të hershme disa fëmijë shfaqin probleme të të kuptuarit, që lidhen me marrjen e mesazheve dhe ndjekjen e komandave. Sipas mjekes neuropediatre, Migena Kika, kjo vjen për shkak të çrregullimeve të procesimit auditiv (CPA).

Mjekja na shpjegon se cilat janë simptomat dhe shenjat më të shpeshta që i atakojnë këta individë dhe si të kuptojmë nëse fëmija thjesht po injoron çfarë i kërkohet të bëjë apo ka CPA.

Nga Ina Allkanjari

Ju ka ndodhur ndonjëherë si prindër t’i kërkoni fëmijës tuaj të dërgojë në vend çantën e shkollës që akoma është në mes të shtëpisë? Apo të lëvizë këpucët që janë hedhur pa kujdes, apo t’ju kërkojnë ku ndodhet bluza e kuqe ndërkohë që sapo u ke kërkuar ta vendosin në sirtar?

Çdokujt nga ne i ka ndodhur kur kemi qenë të vegjël që të mos u bindemi prindërve. Shumë herë kemi bërë sikur nuk i dëgjojmë çfarë kanë thënë, por ka pasur dhe shumë herë të tjera që kemi qenë aq të përfshirë në mendimet tona, saqë s’e kemi pasur mendjen se çfarë na kanë kërkuar të bëjmë.

Për pjesën më të madhe të fëmijëve disa detyra janë më pak stimuluese sesa një aktivitet tjetër i bukur, dhe kështu fëmijët “harrojnë” të bëjnë atë që u kërkohet. Por për disa fëmijë mosmarrja e mesazheve dhe mosndjekja e komandave që u jepen nëpërmjet të folurit nga prindërit apo të tjerët është pak më shumë e komplikuar.

Në një intervistë për gazetën “Fjala” mjekja neuropediatre, Migena Kika, tregon se për një pjesë të fëmijëve mosmarrja e mesazheve vjen sepse ata vuajnë nga çrregullimet e procesimit auditiv (CPA). Mjekja na shpjegon simptomat dhe shenjat më të shpeshta që i atakojnë këta individë, dhe si mund të trajtohen.

Si mund ta kuptojmë nëse fëmija vuan nga çrregullimet e procesimit auditiv?

Te fëmijët me çrregullime të procesimit auditiv ndodh një shkëputje midis asaj që fëmijët dëgjojnë nëpërmjet veshëve dhe asaj që truri proceson. Gjatë CPA fëmijët shfaqin vështirësi në kuptimin e gjuhës së folur dhe më vonë në mbajtjen mend të asaj që kanë dëgjuar.

Fëmijët që kanë CPA, kanë problem me zhurmat në sfond apo me zhurmat e larta. Për shembull, në klasë është e vështirë të kuptojnë e mbajnë mend çfarë thotë mësuesja, për shkak të zhurmave që mund të bëjnë fëmijët në sfond.

Pjesa më e madhe e tyre vazhdimisht pyet “çfarë” apo “si”, megjithëse nuk kanë një problem me dëgjimin apo probleme konjitive. Tingujt që këta fëmijë dëgjojnë nuk kanë lidhje më atë çfarë ata duhet të kuptojnë. Prindi mund t’i thotë fëmijës: “Jashtë po bie shi” dhe ai/ajo të dëgjojë: ”A po pi?”

Si mund të kuptojnë prindërit nëse fëmija thjesht po injoron çfarë i kërkohet të bëjë apo ka çrregullime të procesimit auditiv?

Disa nga shenjat që prindërit duhet të kenë parasysh janë:

-Fëmijët e vegjël nuk duan apo pëlqejnë që prindërit t’u lexojnë. Ky aktivitet që mund të jetë mjaft i këndshëm për shumë fëmijë por  “i dhimbshëm” për një fëmijë që ka vështirësi në procesimin e fjalëve dhe tingujve. Për pjesën më të madhe të këtyre fëmijëve është e vështirë të kuptojnë historinë e librit.

-Fëmija nuk pëlqen të lexojë vetë. Kjo duket edhe kur fëmija fillon shkollën, por edhe në vitet e mëvonshme. Pjesa më e madhe e fëmijëve kanë të paktën një libër që pëlqejnë shumë, por fëmijët me CPA nuk kanë asnjë.

Lexo edhe :  Apple transporton 600 tonë iPhone nga India për të shmangur tarifat e Donald Trump

-Duket qartë që përpiqen shumë të kuptojnë çfarë dëgjojnë. Prindërit e shohin që fëmija përpiqet të kuptojë çfarë po u thuhet, po ka diçka që i pengon.

-Kuptojnë gjuhën e shkruar më mirë se gjuhën e folur.

-Nuk qëndron dot ulur i qetë, ndërsa mësuesi flet apo shpjegon. Në këtë rast është e vështirë të qëndrosh i përqendruar ndërsa nuk kupton çfarë po thuhet.

-Mund të kenë hipersensibilitet ndaj tingujve, p.sh., i shqetëson zhurma e fshesës me korrent apo përplasja e stilolapsit mbi bankë.

-Dëgjon, por nuk kupton çfarë dëgjon. Ti mund t’i thuash “Nuk ke për të dalë jashtë të luash”, nëse ta kërkon një gjë të tillë. Fëmija të thotë “Në rregull, shihemi më vonë” dhe shkon të luajë.

-Pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve kanë vonesa gjuhësore. Dihet se nëse nuk mund të dallosh apo kuptosh tingujt, është e vështirë të kesh një gjuhë ekspresive (të folur) normale.

-Përpiqet shumë e nuk arrin të ketë biseda normale me bashkëmoshatarët.

-Është mjaft e vështirë për këta fëmijë edhe të mësojnë një instrument, apo të kenë një memorie të mirë muzikore. Procesimi normal i tingujve nuk lidhet vetëm me fjalët, por me tingujt në përgjithësi.

-Kanë probleme me shkronjat, fjalët dhe shkrimin korrekt të tyre. Shpesh nuk bëhet dallimi i “t” dhe “d” apo shkronjave të ngjashme dhe gjuha bëhet shpejt një lëndë mjaft e vështirë në shkollë. Këto raste ngatërrohen lehtë me disleksinë.

-Mund të kenë problem me të kuptuarit e shakave apo fjalive me kuptime të dyfishta, pra problem me pragmatikën.

Procesimi i tingujve është një element mjaft i rëndësishëm i zhvillimit dhe jetës së gjithsecilit. Nëse ky proces është i vështirë të realizohet, po kështu janë dhe aktivitetet e tjera të jetës së përditshme.

Si trajtohet ky çregullim?

Bëhet fjalë për një çrregullim neurologjik, por që nuk trajtohet me anë të medikamenteve.

Trajtimi përfshin modifikimin e mjedisit ku jeton fëmija për të eliminuar apo reduktuar zhurmat, terapinë specifike nga një logopedist për të trajtuar apo kompensuar çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit, apo një audiologjist për të përmirsuar deficitin auditiv.

Në disa raste përdoren paisje elektronike për të ndihmuar në dëgjim apo pajisje elektronike për të eliminuar zhurmat në sfond, sidomos në klasë apo mjedise me shumë njerëz. Logopedisti/audiologu do të punojë me fëmijën në mënyrë që fëmija të arrijë të diskriminoje (dalloje) tingujt – fillimisht në një mjedis të qetë e më pas në një mjedis ku në sfond ka zhurma që vijnë duke u shtuar, të stimulojë memorien auditive nëpërmjet përdorimit të sekuencave rutinë etj.

Mësuesit i kërkohet të përsërisë apo rifrazojë fjalinë, në mënyrë që fëmija ta kuptojë atë. Fëmija duhet ulur në fillim të klasës, në mënyrë që t’i tërhiqet vëmendja herë pas here, të përdorë mjetet vizuale etj.

Kur duhet të fillojë trajtimi i këtyre fëmijëve?

Trajtimi duhet filluar që në fëmijërinë e hershme dhe të vazhdojë intensivisht të paktën deri në adoleshencë, kohë në të cilën vazhdojnë të zhvillohen rrugët auditive, por edhe më vonë, gjatë jetës. Sa më herët diagnoza, dhe trajtimi aq më mirë.

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

Intimidimi i votuesve, Celibashi vendos koordinator sigurie për çdo qendër votimi

Ilirjan Celibashi miratoi aktin që parashikon vendosjen e një koordinatori sigurie në çdo qendër votimi. Ky koordinator do të...

Kryemadhi: Rrëmbimi i Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim, për inate personale

Urdhrin për arrestimin e Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ia ka atribuuar ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. "Rrëmbimi i ilir...

Gjino, fikun!/ Xumi ‘përshëndet’ çiftin e sapo martuar Egli-Gjesti

Dasma e shumëpritur mes Eglit dhe Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u komentua gjerësisht në rrjete sociale, jo vetëm nga publiku...

“AI do sjellë fundin e Parlamentit”/ Rama zbulon ambiciet e reja

Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me ministren Delina Ibrahimaj, kanë zhvilluar një vizitë në kompaninë e teknologjisë dhe informacionit “RiTech”. Kjo kompani...

Hekurudha “Kuq e Zi” drejt finishit – ja çfarë tha Verdho për afatin

Drejtuesi i hekurudhave shqiptare, Ergys Verdho i ftuar në “Money Report”  ndau më shumë detaje sa i takon projektit më të fundit të qeverisë shqiptare....

Lajme të tjera

Web TV