Paralajmëron Thaçi: Do rikthejmë masat kufizuese nëse rritet numri i të infektuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës ka deklaruar se nëse vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus, institucionet shëndetësore do të rikthejnë sërish masat kufizuese.

Në një konferencë për mediat, Thaçi i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, në mënyrë që të mos përhapet më shumë virusi COVID-19.

Hashim Thaçi: “Kemi rritje të numrit të infektuarve, kjo rrezikon krejt atë që ne e kemi arritur deri më tani, rrezikon ta përmbysë punën e mrekullueshme që kanë bërë mjekët, gjithë ata profesionistë që punuan natë e ditë në mënyrë që ta kalojmë më lehtë pandeminë. Përsëris rekomandimet që të mbahet distanca, të mbajmë maskat, sepse vetëm kështu ruajmë jetën tonë dhe jetën e të afërmeve tonë. Institucionet e shtetit do të detyrohen të kthejnë masat për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Kjo do ta dëmtojë shëndetin dhe ekonominë”.

Aktualisht, në Kosovë numërohen 1,234 të infektuar dhe 31 viktima./Fjala.al/k.l

Të fundit

Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të...

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha tha se raporti...

Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë...

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në...

Lajme të tjera

Web TV