Kryemadhi: Shqipëria pjesë e disa lojërave në Washington dhe Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shqipëria është pjesë e disa lojërave dhe grupeve lobiste qoftë në Washington, qoftë në Bruksel, të cilat kanë qenë pro politikave Serbe” Kjo është deklarata e fortë e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit, e cila hedh akuza ndaj ndërkombëtarëve.

Ajo deklaroi në emisionin “Real Story” se situata në rajon është problematike dhe e di shumë mirë se cila do të jetë e ardhmja e Ballkanit.

“Mos të harrojmë që ndërkombëtarët budallenj nuk janë, kanë edhe ata interesat e tyre dhe humbja e terrenit në Shqipëri është jashtëzakonisht e madhe. Situata në të cilën po kalon rajoni është problematike dhe ne e dimë shumë mirë se cila do të jetë e ardhmja e Ballkanit. Kur ndërkohë, shqiptarët janë i vetmi popull pro-amerikanë, pro-europianë në Ballkan. Ndërkohë që të tjerët janë me dilema shumë të forta, mund të themi edhe me dilema komplet të ndryshme. Nëse ky popull do të fillojë dhe do të deziluzionojë, do të zhgënjehet ndaj çdo vendi që prej 30 vitesh ka marrë pilulat e demokracisë, të fjalës së lirë, të sistemit të drejtësisë e me radhë, në një moment të caktuar kur nuk bëhet flagrante, një recepsionist merr 30 milionë euro po themi për një rrugë apo 12 milionë euro të tjera dhe akoma nuk është kapur recepsionisti. Të gjitha këto pastaj krijojnë një efekt që njerëzit thonë ‘Boll sepse ne me të vërtetë jemi të varfër, me të vërtetë jemi të vegjël, me të vërtetë jemi të pafuqishëm por ti nuk mund të më shkelësh me këmbë.”. Kështu që automatikisht vjen një moment që ky lloj reagimi sjell. Dhe, nga ana tjetër faktikisht situata ndërkombëtare qoftë në BE, qoftë në Amerikë, ka bërë që Shqipëria të jetë edhe pjesë e disa lojërave dhe të grupeve lobiste qoftë në Washington, qoftë në Bruksel të cilat kanë qenë pro politikave Serbe për të krijuar ekspancionin e politikave Serbe dhe të tregut Serb në rajon dhe në Ballkan.” tha Kryemadhi./E.B./Fjala.al

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV