Numër rekord i të prekurve në Shqipëri/ VOA: Kjo pritej, prej 10 ditësh shifra në nivele të larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus, kulmoi sot me 36 të prekur, shifra më e lartë që nga nisja e epidemisë. Rritja të ndjeshme shënoi dhe numri i të shtruarve në spital, si dhe ai atyre që janë në gjendje të rëndë. Autoritetet deklaruan se kjo situatë është pasojë e mosrespektimit të rregullave në kushtet e heqjes së masave shtrënguese si dhe dëshmi e faktit se COVID 19 nuk është një sëmundje që kalon lehtësisht.

Autoritetet shëndetësore pranuan sot se kërcimi shqetësues i rasteve të reja, nuk mund të konsiderohet “i papritur”, ndërsa prej tre javësh vendi pothuajse i është rikthyer aktivitetit normal, dhe prej afro 10 ditësh, shifrat janë në nivele relativisht të larta.

Që nga fillimi i epidemisë, 36 të infektuarit e 24 orëve të fundit, përfaqësojnë pikën kulmore të regjistruar deri tani. Sërish, Tirana mbetet vatra kryesore, me shumicën dërrmuese të rasteve, 27 të tilla, ndërsa të tjerat janë të shpërndara në 5 qytete të ndryshme.

“Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe një herë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit. Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim”, deklaroi Silva Bino, e cila drejton hetimin epidemiologjik në Institutin e Shëndetit Publik.

Shqetësuese është dhe rritja e të shtruarve në spitalin Infektiv ku ndodhen 41 pacientë, prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

“Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital”, bëri të ditur zonja Bino, duke përsëritur thirrjen për qytetarët për të qenë “të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund”.

Lexo edhe :  “S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë....

Në situatën e krijuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u takua sot me mjekët e spitalit Infektiv. Këta të fundit, ju drejtuan me një apel qytetarëve që të respektojnë masat e distancimit fizik, duke kujtuar se “përgjegjësia nuk është vetëm e institucioneve por dhe e shoqërisë dhe sjelljeve indviduale”.

Nga 1299 raste në total, të konfirmuara, aktualisht janë 305 persona aktivë me COVID19, të shpërndarë në 12 qytete, por të përqëndruar kryesisht në Tiranë, ku ndodhen 77 përqind e tyre, si dhe në Shkodër, Krujë dhe Kamëz./VOA

Të fundit

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

E vërteta e FOTOS së Parashqevi Simakut në pritje të takimit të shumëpritur me djalin

Pas 15 vitesh ndarje, këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku do të ribashkohet me djalin e saj, Luka. Ky takim emocionues do të mundësohet...

Rama ndan pamjet: Sokakët e Gjirokastrës nën rrezet e diellit të janarit

Vizitorë të shumtë kanë mbushur lokalet dhe rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës në këto ditë festash. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga...

Kush humbi dhe kush fitoi? Tatëpjeta e euros në 2024 dhe fati i (pa)ditur në 2025

22 vjet në treg kur dhe u hodh për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike, euro në Shqipëri është konsideruar si valuta...

Lajme të tjera

Web TV