Princi Filip mbush nesër 99 vjeç, asnjë festë zyrtare për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi Filip, Duka i Edinburgh, do ta kalojë ditëlindjen e tij të 99 në izolim dhe urimet do ti presë vetëm përmes video-telefonatave, teksa bashkë me mbretëreshën vijon të qëndrojë në izolim për shkak të pandemisë.

Princi Filip mbush nesër plot 99 vjeç dhe këtë ditëlindje do ta festojë në kushte krejt të veçanta, me gruan që ka pasur në krah pjesën më të madhe të jetës së tij.

Eksperti mbretëror Robert Lacey, autor i biografive të shumta të familjes mbretërore dhe vetë mbretëreshës Elizabetë, thotë se princi kënaqet edhe me një telefonatë të gjatë me nipërit e stërnipërit e tij raporton Daily Mail.

Edhe Ministria Britanike e Mbrojtjes theksoi se në nder të monarkut nuk do të ketë as shtënie me top.

“Princi ka qenë gjithnjë kështu, nuk ka dashur zhurmë të madhe por është mjaftuar me familjen pranë tij” thotë Robert Lacey.

Prej 3 muajsh, çifti mbretëror qëndron i izoluar në kështjellën Winsdor, shkëputja më e gjatë kjo e mbretëreshës Elizabetë nga aktivitetet dhe angazhimet zyrtare.

Edhe për ditëlindjen e princit, stafi ka një agjendë zyrtare: pas mesditës Filip do të drekojë si çdo ditë me Elizabetën dhe më pas do të marrë urimet përmes videos të birin, princin Charles dhe Kamilën, me Kate William dhe 3 fëmijët e tyre dhe në fund me princin Harry dhe të shoqen Meghan.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Doktor hajduti

Ylli Pata Doktor hajduti, alias Sali Kulla, ka zbuluar së fundmi se Amerika nuk është ai që thoshte kurvi: Ai...

Justin Bieber humb gjyshin: Mezi pres të të shoh në parajsë

Gjyshi i Justin Bieber, Bruce Dale, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Këngëtari ka dashur t’i japë lamtumirën e fundit me një postim...

2200 bimë kanabis dhe 578 fidanë, sekuestrohet një sasi e madhe droge në Vaun e Dejës

Në fshatin Vig të Vaut të Dejës janë gjetur në 2 zona të fshatit Vig, 2200 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara...

Gjesti mori 15 mije euro në koncertin e parë?/ Menaxheri i VIP-ave zbulon detajet

Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ka qenë një ditë më parë i ftuar në panelin e “Trotuar”, në “E Diell”, ku u diskutua në...

“Varfëria në Shqipëri në rënie…”/ BB ul pritshmëritë për rritjen ekonomike të Ballkanit

Banka Botërore parashikon se norma e përbashkët e rritjes ekonomike për Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë,...

Lajme të tjera

Web TV