Humbi 88 kg për 6 vjet, vajza bëhet sensacion në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua ka treguar transformimin e saj të jashtëzakonshëm pasi humbi plot 88 kg.

Simone Anderson nga Zelanda e Re është bërë frymëzim dhe sensacion në rrjetet sociale, pasi arriti të humbasë 88 kg për 6 vite, pasi nisi sfidën e saj në 2014. Ajo humbi më shumë se gjysmën e peshës së saj të mëparshme përpara se ti nënshtrohej më pas edhe operacioneve të nevojshme për heqjen e lëkurës së tepërt.

Sot 29 vjeçarja rrëfen udhëtimin e saj të vështirë. Pasi postoi në Instagram një foto të 6 viteve më parë, ajo e përshkruan sfidën e saj me veten si një ndjesi sur-reale.

Por cili ishte sekreti i saj: “20 minuta ecje çdo ditë. Ushqim i shëndetshëm dhe heqje dorë nga 99% e ushqimeve që konsumonte çdo ditë”.

Tashmë stërvitja është kthyer në një rutinë të përditshme, Simone konsumon vetëm peshk dhe mish të bardhë dhe bëhet çdo ditë e më e fortë ndërsa tregon se tashmë armën më të fortë ka besimin.

“Pesha ime nuk e ka përcaktuar kurrë vlerën time si njeri. Unë jam po e njëjta Simone, vetëm ndryshova stilin tim të jetës” thotë 29 vjeçarja, e cila të njëjtin mesazh e shpërndan edhe për të rinjtë mbi peshë.

Momentin më të vështirë në 6 vjet, Simone veçon operacionin që zgjati 9 orë për heqjen e lëkurës së tepërt, mbetur pas dobësimit.

Të fundit

Trump patrullon rrugët e Uashingtonit, u çon ushtarëve pica dhe hamburgera

Të enjten Donald Trump bëri një vizitë tek ushtarët e dislokuar në Uashington, duke i siguruar ata se operacioni i tij...

Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë këtë mëngjes.Një 40-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten në hyrje të pallatit ku...

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja   Filmi i shumëpritur “The Devil...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Në fillim të viteve ’60, Franca gjendej në një nga periudhat më të tensionuara të historisë së saj moderne. Lufta e Algjerisë po hynte...

Lajme të tjera

Web TV