Olimpiada e Tokyo s’ka shaka! I ndaluar gjunjëzimi kundër racizmit

Qëndrimi i përmbledhur nga "The Telegraph", vjen pasi disa sportistë u gjunjëzuan kundër racizmit në protestë për vdekjen e George Floyd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjysma e sportristëve me ngjyrë anembanë globit u solidarizuan këto ditë me vdekjen tragjike të George Floyd, i vrarë nga policia e Minneapolis gjatë një arrestimi. Por nëse gjunjëzimi karakteristik në njërën këmbë, si mënyrë për të ngritur zërin për diskriminimin, u lejua nga federatat e futbollit, në olimpiadë, kjo nuk do lejohet.

IOC ka informuar se atletët nuk do të lejohen të protestojnë në “Tokyo 2020”, Lojërat e programuara këtë verë që u spostuan vitin tjetër për shkak të pandemisë. IOC pretendon se do të zbatohet neni 50 i kartës Olimpike, sipas të cilit “asnjë lloj demonstrimi ose propagandimi politik, fetar ose racor nuk lejohet në asnjë shtet, Federatë apo zonë tjetër” .

Qëndrimi i përmbledhur nga “The Telegraph”, vjen pasi disa sportistë u gjunjëzuan kundër racizmit në protestë për vdekjen e George Floyd. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka bërë të ditur që atletët që shkelin këtë rregull, do të pësojnë procedura disiplinore, rast pas rasti dhe deri në përjashtim.

Ndalimi i IOC përfshin gjeste të tjera, jo vetëm “gju në tokë”, por, për shembull, edhe krahun drejt qiellit me grusht të shtrënguar, një gjest i bërë i famshëm në Meksikë 1968 nga sprinterët “me ngjyrë” amerikanë Tommie Smith dhe John Carlos, të cilët përkulën në podium kokën dhe ngritën grushtin për të protestuar kundër racizmit. (fjala.al)

Të fundit

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet...

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u përkasin shekujve. Ka skena që...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Lajme të tjera

Web TV