“U prit si rock star”. 8 orët e presidentit Bush në Shqipëri 13 vjet më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 10 qershor të vitit 2007 Shqipëria përjetoi një ngjarje nga më të rëndësishmet dhe që nuk kishte ndodhur më parë. George W. Bush, presidenti i 43-të i SHBA vizitoi Shqipërinë duke u bërë i pari president amerikan që prek tokën shqiptare në të gjithë historinë e kombit.

Kjo vizitë ishte e rëndësishme edhe për faktin se George Bush deklaroi në Tiranë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, dy lajmet më të gëzueshme që i kanë ndodhur Shqipërisë pas rënies së komunizmit.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Laura, presidenti amerikan qëndroi për tetë orë në Shqipëri, nga ora 09.30 deri në 17.30. dhe kishte një axhendë shumë të ngjeshur. Në fakt ishte parashikuar që ai të qëndronte 6 orë, por axhenda u shty edhe dy orë më shumë për shkak të angazhimeve dhe takimeve. Presidenti Bush pati shumë takime, mbajti fjalim zyrtar dhe vizitoi edhe Fushë-Krujën.

30 makina e shoqëruan George Bush nga nga Rinasi në Tiranë dhe të gjithë këtë rrugë e përshkuan vetëm për katër minuta e gjysmë, ndërkohë që për sigurinë e presidentit amerikan ishin instaluar në vende të ndryshme 2500 marinsa. Për pasqyrimin e kësaj vizite në Shqipëri erdhën 400 gazetarë të huaj të cilët përcollën raportimet e tyre për gazetat dhe televizionet nga vendet të ndryshme të botës.

CNN, BBC dhe Euronews, transmetuan LIVE momente nga kjo vizitë. Kjo cilësohet si vizita më e rëndësishme e një personaliteti të huaj në Shqipëri. Vlen të përmendet komenti i mbretëreshës së shtypit të shkruar “New York Times” e cila mes të tjerave për këtë vizitë shkroi për Bush: Në sondazhet e ndryshme në vendin e tij, ai s’paraqitet dhe aq mirë, por, kur ai mbërriti në këtë komb të vogël, e në mënyrë të papërkulshme pro-amerikan, Presidenti Bush u prit si një rock star”./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Rama tregon pse ndërtimet në Theth s’u ndaluan në kohë

Të fundit

Automjetet janë trefishuar nga 2005-sa, ndërkohë që vdekjet rrugore janë sa 1/3 e 2005-ës

Nga Eduard Zaloshnja Në fund të qershorit, numri i automjeteve të regjistruara në Shqipëri e kaloi shifrën 1 milion. Krahasuar...

Balla me sipërmarrësit shqiptarë në SHBA/ “Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe”

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla, ka pritur në një takim dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës...

Studimi: Bukuria juaj vjen më shumë nga babai se nga nëna

Një studim interesant ka zbuluar se fëmijët marrin më shumë nga pamja e babait sesa e nënës. Sipas shkencëtarëve, ndonëse të dy prindërit ndikojnë në...

Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Gina Rippon* Rritja e ndjeshme e diagnozave në sëmundje të ndryshme si kanceri dhe diabeti ka nxitur debat për atë që disa e quajnë problem...

Lufta në Gaza, 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja në 3 ditët e fundit

Drejtori i spitalit Al-Shifa në Gaza, Dr. Mohammed Abu Salmiya, ka deklaruar për BBC se 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja...

Lajme të tjera

Web TV