George W. Bush për Merkelin: “Grua me parime dhe zemër të madhe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti i SHBA George W. Bush nuk jep më intervista. Por për Angela Merkelin ai bën një përjashtim

“Angela Merkel e ka veshur pozicionin e saj shumë të rëndësishëm me dinjitet dhe ka marrë vendime shumë të vështira. Ajo ka bërë atë, që ishte më e mira për Gjermaninë, dhe e ka bërë duke u bazuar në parime”, u shpreh ish-Presidenti i SHBA George W. Bush në një intervistë me Ines Pohl, drejtuese e zyrës së DW në Uashington, përpara vizitës së fundit të Merkelit në Shtëpinë e Bardhë të enjten më 15 korrik. Intervista u zhvillua në rezidencën verore të familjes Bush në Maine dhe është pjesë e dokumentarit të DW: “Angela Merkel – kancelarja në kohë krizash”. DW do ta transmetojë dokumentarin para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit. Lidhur me tërheqjen e trupave të NATO-s nga Afganistani, Bush u shpreh: “Gratë dhe vajzat afgane do të përjetojnë vuajtje të patreguara. Ky është gabim. (…) Ata lihen thjesht në dorë të fatit, për t’u vrarë nga këta njerëz shumë brutalë. Më dhemb në zemër”. Ai tha se supozon, që Angela Merkel „ndjen po të njëjtën gjë”. Bush paralajmëroi lidhur me varësinë e Gjermanisë nga gazsjellësi rus Nord Stream 2. “Sa më shumë një komb, që nuk është demokraci e hapur, zë për fyti ekonomikisht një demokraci, aq më i vështirë bëhet pozicioni strategjik i njerëzve atje”, tha presidenti. Shtimi i tendencave populiste në të gjithë botën është për Bushin një sinjal i “zhgënjimit me shoqërinë”. “Rreziku i vërtetë” vjen megjithatë nga teoritë e konspiracionit.” Do të duhen politikanë të fortë, për të hedhur poshtë disa nga këto ideologji qesharake, ekstremiste – si në krahun e majtë ashtu edhe në të djathtin.” Qendrimi Merkelit lidhur me krizën e refugjatëve në vitin 2015, “është udhëhequr nga dhembshuria njerëzore”, tha Bush. “Ka qenë padyshim një vendim i vështirë politik për të, por ajo mori në dorë iniciativën”. Bota ka nevojë për “udhëheqës, që bazohen në parime”. Thëniet e Bushit për drejtimin e Merkelit si kancelare qëndrojnë në kontrast me ato për ish-kancelarin Gerhard Schröder. Bush tha se Schröder e ka përdorur atë “politikisht për rizgjedhjen e tij”. “U bë shumë personale. Disa anëtarë të kabinetit thanë gjëra, që nuk duhet t`i kishin thënë”. Zgjedhja katër herë e Merkelit flet “shumë për sukseset e saj”, u shpreh Bush. Ai e quajti kancelaren “personalitet drejtues me sensibilitet, një grua që nuk ka frikë të udhëheqë” dhe një model për gratë dhe vajzat. “Ajo është një person shumë i matur dhe i përzemërt, që ka arritur të mbijetojë në një mjedis politik mjaft të ashpër”, shtoi Bush.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Burimi: dw

 

 

 

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV