Vdekja e të moshuarës/Ministria: Ishte asimptomatike, nuk vdiq nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënohet një tjetër viktimë e infektuar me koronavirusit në vend. Në spitalin Infektiv paraditen e sotme ka gjetur vdekjen një paciente rreth 81 vjeç.

Pacientja ishte e shtruar tek reparti i sëmundjeve të brendshme, ku dhe është infektuar.

Mësohet se ajo ishte e shtruar bashkë me të shoqin tek spitali Infektiv, pas transferimit nga reparti i sëmundjeve të brendshme, i cili pak ditë më parë u kthye në një vatër koronavirusi.

Dyshimet e para për vdekjen e të moshuarës ishin se ajo mund të kishte vdekur nga Covid-19 pasi ishte e infektuar.

Por Minsitria e Shëndetësisë informoi se 81 vjeçarja ishte asimptomatike dhe se ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve.

81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.

Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1341./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV