Balla: Përse nuk e ka shtensionuar situatën politike brezi i ri i politikanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ishin të paktë ata shqiptarë që mendonin dikur që Sali Berisha dhe Fatos Nano ishin e keqja  e këtij vendi. Madje thuhej  se kur të zëvendësoheshin ata, politika në Shqipëri do qetësohej. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Taulant Balla u shpreh:

-Zoti Balla, në këto 30 vjet ne kemi një ndërrim të brezave të politikanëve. Ne kishim dy politikanë, dy bigët, dy dinosaurët e politikës shqiptare, Sali Berishën dhe Fatos Nanon. Ata nuk janë më në forumet drejtuese, madje Fatos Nano është larguar fare dhe ne kemi një brez të dytë, Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Si ka mundësi që Shqipërisë nuk i është hequr ky tensionim i situatës që për çdo gjë në politikë ne patjetër duhet të kemi një mosmarrëveshje?

-Fatos Nano ka qenë një politikan sa socialist po aq edhe liberal në aspektin e jetës politike, të promovimit të vlerave të reja në politikë, dhe të çmilitarizimit të politikës. Kujtoj këtu një shprehje të Fatos Nanos në një përballje me njeriun që e kishte burgosur politikisht për 4 vjet, i tha që “Ato që ke bërë ti ndaj meje, unë nuk do ta bëja kurrë ndaj teje.” Fatos Nano dhe Sali Berisha i përkisnin dhe i përkasin dy botëve krejtësisht të ndryshme dhe në të nëjtën trajektore shumë progresiste ka ecur edhe lidershipi i PS me Edi Ramën. Edi Rama ka tërësisht meritën për të krijuar një frymë të re politike në Shqipëri. Përsa i përket trazimeve të brendshme dua t’iu them që shpesh herë dëgjoj nga ju gazetarët që mundoheni të ekuivalentoni qasjet tona në opozitë me qasjet e opozitës aktuale. Në asnjë rast PS nuk ka bërë thirrje për dhunë. /Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Diaspora u manipulua? KQZ replikë demokratëve: Procesi ka integritet

https://www.youtube.com/watch?v=8EWvDEX2UkE

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV