Historiani jep lajmin e mirë: Nisin punimet për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paulin Zefi, historiani dhe specialist shqiptar i monumenteve të kulturës në Qarkun e Lezhës ka bërë me dije se shumë shpejt do të nisin punimet për restaurimin e shtëpisë ku At Gjergj Fishta ka jetuar.

Re.Gu/fjala.al

Postimi i plotë:

Të dashtun miq, stërnipa e stërmbesa të At Gjergj Fishtës dhe adhurues të tij.

Dua të ndaj me ju një lajm të shumëpritur për mua dhe për të gjithë ju:

● Projekti i restaurimit të Shtëpisë Monument Kulture të Kateg. II, ku At Gjergj Fishta ka jetuar periodikisht është tenderuar dhe punimet do të nisin brenda pak ditësh.

● Ditën e djeshme e kam falenderuar personalisht dhe sot dua ta falenderoj publikisht Mininistren e Kulturës, Znj. Elva Margariti, e cila, në ndryshim nga paraardhësja e vet në këtë detyrë, e ka mbajtur fjalën e dhënë, duke nderuar pikë së pari Figurën emblematike të të Madhit FISHTA, veten e saj dhe institucionin që ajo drejton. Po ashtu, dua t’i shpreh mirënjohjen time asaj dhe disa prej drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Kulturës, të cilët u kanë sugjeruar drejtuesve të kompanisë fituese, që për çdo detaj në lidhje me zbatimin e këtij projekti të konsultohen me mua personalisht. Respekt për të gjithë ju!

● Së dyti: dua të falenderoj Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Z. Pjerin Ndreu, për ndërhyrjen e tij në përshpejtimin e këtij procesi.

● Së treti: falenderoj nga zemra të gjithë miqtë e mi të panumërt (kryesisht nga Kosova), të cilët, gjatë 7 viteve të fundit, janë vetëofruar vazhdimisht për të financuar restaurimin e këtij objekti dhe si rezultat i pengesave të krijuara nga ish drejtuesit e lartë të Ministrisë së Kulturës, një pjesë e tyre janë tërhequr!…

Lexo edhe :  Orë me diell e temperatura të larta/ Rikthehet vera në shtator

● Në fund: ju shpreh mirënjohjen time më të thellë të gjitha TV lokale e Kombëtare të Rep. Shqipërisë, TV të Kosovës dhe Malit të Zi, gazetave dhe portaleve të shumta, por sidomos gazetarëve shumë të nderuar të Lezhës dhe miqve të mi, të cilët kanë qenë gjithmonë të gatshëm për të më ndihmuar sa herë kam bërë apel, duke kritikuar institucionet përgjegjëse dhe kërkuar ndihmë.

Në ditët në vijim do të publikoj variantin final të projektit, që do të zbatohet dhe detaje të tjera.

Na shkoftë mbarë e mirë.

Nga: Paulin Zefi.

Të fundit

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

Lajme të tjera

Web TV