“Toka e tifozëve”, koronavirusi mbyll tifozët e Lushnjës para ekranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e krijuar nga koronavirusi ka shkaktuar një sërë pasojash në botën e futbollit, ku përfshihet edhe largimin nga stadiumet të personave të apasionuar pas këtij sporti, siç është edhe rasti i mbështetësve të Lushnjës.

Një ndeshje në “Roza Haxhiu” gjithmonë ka përcjell tjetër emocion nga çdo përballje tjetër në futbollin vendas dhe kjo vetëm falë mbështetësve të këtij ekipi, që madje i kanë dhënë qytetit emrin “Toka e tifozëve”, ndonëse në grupime të ndryshme. Disa nga tifozët më të njohur të skuadrës lushnjare janë “Ultras Delegatët”, “Çunat e Ypsilonit” dhe “Ultras Karbunara”.

Ndonëse lushnjarët janë aq të dashuruar pas futbollit dhe ekipit të qytetit të tyre sa kanë bërë veprime nga më të veçantat siç ishte udhëtimi në këmbë për në Fier, Berat, Kuçovë, Durrës, Kavajë si dhe në qytete të tjera, tashmë do të detyrohen që mbështetjen ta ofrojnë duke i ndjekur ndeshjet nga shtëpitë e tyre, fizikisht larg, por me shpirt e zemër pranë ekipit të tyre.

Megjithatë duhet theksuar se ndërsa skuadra ka uljet e ngritjet e saj, mbështetësit lushnjarë vijojnë të mbajnë traditën dhe të ruaj me fanatizëm faktin pse janë quajtur “toka e tifozëve”. “Delegatët” e Lushnjës tashmë kanë mbi 8 vite që janë krijuar dhe vazhdojnë të ndjekim me po të njëjtin zell skuadrën e tyre dhe pas normalizimit pritet të japin të njëjtën përkrahje./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV