Mjeku infeksionit, Tritan Kalo, hedh poshtë akuzat se mund të jetë fshehur numri i vërtetë i vdekjeve nga koronavirusi, duke i cilësuar si kulmi i çmendurisë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social mjeku shkruan se populli ka nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese përballë sfidës Sars-Cov2. Teksa i përcjell mesazhe të forta politikanëve, duke iu kërkuar të hapin sytë, Kalo iu bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të zbatojnë rregullat kundër virusit.
“Në këto “kohë covidiane” çmenduria në komente e postime të ndryshme në FB, mundet të shfaqet në shumë forma e ngjyra nga më të ndryshmet, POR që të flitet për mijëra të vdekur shkaktuara prej Sars-C0v2/Covid-19 dhe të fshehura nga publiku, mbërrin kulmin e çmendurisë, keqdashësisë, injorancës, militantizmit të verbër si dhe të protagonizmit makthsjellës….Hapini sytë e mendjes ju o të paudhë!!…
Ne si popull kemi nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese, për racionalizimin e veprimeve tona, përballë sfidës me emrin Sras-Cov2/Covid-19….EVITONI dhe përbuzini mesazhe të tilla….Po ashtu merrini me jo pak dyshim mesazhet që u vinë nga Gjithollogët e shumtë të këtyre kohëve…Duaje jetën tënde dhe të atyre që gjallojnë rreth jush….Kujdesuni edhe më shumë për të…SECILI prej jush është i domosdoshëm për vetë ekzistencën e vetë Shoqërisë Shqiptare…”, shkruan Kalo.
Më tej ai thekson se, “Kurrë mos hiqni dorë nga disa shprehi të mira për t’u ruajtur nga infektimi me Sars-Cov2/Covid-19….Distancimi fizik, higjena e duarve, fytyrës, e trupit dhe e mjedisit rreth nesh, ajrimi i mirë dhe i shpeshtë i mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, hidrimi i shpeshtë, përdorimi sa më racional i diellit dhe ujit që i kemi me bollëk kudo buzë detit, liqeneve e lumenjve, përkujdesi ndaj më të moshuarve, ushqimi sa më i shëndetshëm, evitimi i shtrëngimeve të duarve dhe përqafimeve, evitimi i grumbullimeve të panevojshme, lëvizja në mjedsise të hapura për “oksigjenimin e trurit” dhe të mbajtjes në kushte optimale të kondicionit tonë fizik, janë disa veprime të domosdoshme për gjithsecilin prej nesh…Me siguri ne bashkë do ja dalim të përballemi me shumë sukses me sfidën Sars-Cov2/Covid-19!!!”