Gjysma e vendit mendon se Premier League po nis më herët sesa duhet…

Për më tepër, 39% e mbështetësve aktual të futbollit nuk mendojnë se sezoni duhet të rifillojë në pesë ditë por më vonë.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pothuajse gjysma e Britanisë së Madhe beson se Premier League po rikthehet më shpejt sesa duhet, dhe se kriza mund të influencojë ishullin. Një sondazh i ri i YouGov nënvizon madje se 39% e tifozëve të futbollit nuk kanë dëshirë të rifillojnë përsëri në harkun e pesë ditëve. Premier League do kthehet përfundimisht në fushë më 17 qershor pas një ndërprerje tre-mujore.

Futbolli u ndal në Mars për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit por FA ka përfunduar planet për të siguruar që të shkojë përpara sa më shumë të jetë e mundur. Sidoqoftë, shumë mbështetës të futbollit besojnë se Liga elitare po kthehet shumë herët.

Të mërkurën në 17 qershor aksioni do të fillojë përsëri kur Aston Villa të presë Sheffield United ndërsa Manchester City luan ndaj Arsenal në Etihad Stadium, në një përplasje të shumëpritur. (fjala.al). Megjithatë, sipas një sondazhi të YouGov duket se ka shqetësime të vazhdueshme midis publikut pasi gati gjysma e vendit,  48% beson se po rifillon shumë shpejt. Për më tepër, 39% e mbështetësve aktual të futbollit nuk mendojnë se sezoni duhet të rifillojë në pesë ditë por më vonë.

Sfida e fundit e aksionit në Premier League ishte në 9 Mars kur Leicester City mundi Aston Villa 4-0 në King Poëer Stadium. Sporti u ndal më pas ndërsa Qeveria zbatoi rregullat e bllokimit në përpjekjen për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. (fjala.al)

Të fundit

Harroni shpejt? Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

Kujtesa e mirë është një shenjë e shëndetit optimal të trurit. Disa priren të kenë mangësi në kujtesë me...

Françesku, papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit

Papa Françesku, i cili ndërroi jetë të Hënën pas Pashkëve, po thyen traditën lidhur me vendin ku do të prehet – duke zgjedhur një...

Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për...

U nda nga e dashura pasi surprizoi Eglin? Olsi shuan thashethemet

Këngëtari dhe aktori i njohur, Olsi Bylyku, ka vendosur të shuajë thashethemet lidhur me marrëdhënien e tij me gazetaren, Denada Lura. Dyshimet për një mundësinë...

Clooney: Asgjë nuk të bën të dukesh më i moshuar se kur je 63 vjeç dhe i lyen flokët

Në paraqitjen e tij më të fundit në teatër për shfaqjen “Good Night, and Good Luck”, aktori i njohur George Clooney i ka habitur...

Lajme të tjera

Web TV