Hajdari: Pa marrëveshje do kishte luftë civile, individët dolën nga karakteri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudinja Hajdari ka deklaruar se nëse nuk do të kishte marrëveshje për kodin e ri zgjedhor, mund të kishte luftë civile.

Gjatë një interviste për “Abc News”, ligjvënësja shqiptare tha se ishte pikërisht frika prej një lufte civile shkaku që është një prej firmëtarëve të asaj marrëveshjeje. Më tej, ajo ka shtuar se në atë tryezë ka parë që individët të dalin jashtë karakterit.

“Ka pasur tone të larta nga të gjitha palët, edhe nga ambasadorët. Sepse marrëveshja ishte e rëndësishme. Nëse nuk arrinim të bënim këtë marrëveshje mund të kishte luftë civile, shtatori do vinte, gjërat mund të radikalizoheshin. U diskutua që Maqedonia e Veriut të merrte statusin, ne te mbeteshim të izoluar…Lufta Civile ishte gjë që qarkullonte në ajër, nuk u tha drejtpërdrejtë. Protestat mund të japin efekte shumë negative ndaj vendit tonë. Prandaj unë jam firmëtare në atë marrëveshje. Kam parë shumë gjëra në atë tryeze, kam parë individë që të dalin jashtë karakterit të tyre. Por e shikoja që e kishin të pamundur që të flisnin në nivelin njerëzor. Të kishin një sens kompromisi mes tyre,” u shpreh më tej Hajdari./E.B./Fjala.al

Të fundit

Skandali në një kopsht privat/ Fëmija 3-vjeç del i dhunuar, prindërit akuzojnë edukatoret

Një tjetër rast dhunimi është regjistruar në një nga kopshtet e vendit tonë. Kësaj here kemi të bëjmë me...

Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës!

Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon Lluka. Vendimi është marrë dy ditë...

Ngjarje shokuese, gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një grua shtatzënë dhe i porsalinduri i saj u gjetën të vdekur brenda...

Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake

Parada ushtarake e sotme në Pekin nuk ishte thjesht një demonstrim force, por sipas analistëve, një fushatë gjigante marketingu për shitjen e armëve kineze...

BSH ul komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë blerje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në lidhje me pagesat elektronike. Në mbledhjen e sotme u vendos që të ulen komisionet për...

Lajme të tjera

Web TV