“Ka qenë i dënuar”, PD letër KQZ-së dhe ambasadorëve të BE dhe SHBA: T’i hiqet mandati Agron Malajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike u ka dërguar letër KQZ-së dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Sorecas dhe SHBA-së, Yuri Kim, në Tiranë, ku u kërkon heqjen e mandatit të kreut të Bashkisë së Matit.

Në këtë letër PD reagon për çështjen e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj, tri ditë pasi Prokuroria mbylli hetimet, prej ku doli në përfundimin se ai ka qenë i dënuar, por ligji nuk e penalizon të ushtrojë detyrën.

Në bazë të këtij vendimi PD i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mblidhet dhe t’i heqë mandatin kryebashkiakut Malaj, pasi sipas kësaj force politike, është subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.

Kjo letër mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i është drejtuar edhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, dhe ambasadorit të BE, Luigi Soreca.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Lëvizjet maoiste të ‘njerëzve të pastër’ në PD

Nga Frrok Çupi Këta duket sikur janë rreshtuar si ‘gardistë të kuq’ dhe zbresin nga ‘Muri i Madh’ për të...

Pension i 13-të/ Miratohet vendimi, dyfishohet edhe pensioni mesatar deri në 2030

Shqiptarët që marin një pension do të përfitojnë një të 13 brenda 5 viteve.Qeveria ka miratuar dokumentin Politik për moshimin dhe Planin e Veprimit...

“I rrezikshëm!”. Ish-ushtaraku vret 3 vajzat e tij të mitura, arratiset në pyll

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në shtetin e Uashingtonit, SHBA, pasi Travis Decker, një veteran 32-vjeçar i ushtrisë amerikane, dyshohet se ka...

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot mësuesit shqiptarë në diasporë se janë hapur aplikimet në regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës...

Nuk i duam! Çfarë fshihet pas vendimit të Trump-it për të ndaluar udhëtimet nga 12 vende!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sqaruar më tej vendimin e tij për të ndaluar udhëtimet nga 12 vende drejt Shteteve të Bashkuara, përmes...

Lajme të tjera

Web TV