“Mundësi për çdo të sapodiplomuar”, Xhaçka: Ja kriteret e aplikimit për në FA, afati deri në 17 korrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë me dije sot se për gjithë të rinjtë që janë të sapodiplomuar dhe duan të futen në Forcat e Armatosura ka kriteret që duhet të plotësojnë.

Xhaçka ka theksuar se aplikimet pranohen deri më 17 korrik dhe ka disa kritere si dhe një formular vetëdeklarimi me të cilin aplikohet për në Forcat e Armatosura.

Në postimin në “Facebook” të ministres së Mbrojtjes thuhet se të gjithë ata që që kanë përfunduar çdo fakultet dhe janë jo më shumë se 26 vjeç kanë të drejtë të aplikojnë. Përjashtim bën Fakulteti i Mjekësisë dhe pranohen ata që janë jo më shumë se 31 vjeç.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Forcat e Armatosura kanë nevojë për profesionistë të rinj! ??

✅Ke përfunduar Fakultetin Juridik, të Shkencave Sociale, të Inxhinierisë Elektronike, Ekonomik, të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Inxhinierisë Navale, Inxhinierisë Mekanike, Gjeoinformatikë e Gjeografi apo çdo fakultet tjetër dhe je jo më shumë se 26 vjeç?

✅Ke përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe je jo më shumë se 31 vjeç?

Forcat e Armatosura janë një alternativë e jashtëzakonshme për çdo të sapodiplomuar.?‍??‍?

Plot 60 të rinj që kanë një diplomë bachelor, do mund të titullohen oficerë dhe të kenë një karrierë të sigurt në Forcat e Armatosura pas përfundimit të kursit 1-vjeçar.

Në linkun më poshtë gjeni gjithë informacionin dhe kriteret e nevojshme:

?https://bit.ly/2Ys2b3x

?Kujdes, aplikimet pranohen deri më datë 17 korrik 2020!ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë...

Sot testi i Vlerësimit të Nxënësve të Arsimit Fillor, Manastarliu: Suksese

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në Shqipëri sot do t’i nënshtrohen testimit kombëtar Vlerësimi i Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor...

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Artan Lame ka lindur në Tiranë në vitin 1967. I martuar dhe me dy fëmijë, ai është një figurë e njohur në fushat e...

Ndarja e jeta e Artan Lames, reagon kryeministri Rama: Lajm i pabesueshëm!

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e befasishme nga jeta të ish-kreut të kadastrës, Artan Lame, pas një operacioni në zemër. “Lajm i...

Zbulohet për herë të parë marrëveshja që Nuredin Dumani ka firmosur me SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke goditur njëra pas tjetrës grupet kriminale në vendin tonë. “Çelësi” i hapjes së...

Lajme të tjera

Web TV