Ekzekutimi te Komuna e Parisit, për viktimën ishte kërkuar burgim i përjetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të shtetasit H.B., në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm.

Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit.

Ndërkohë “Fjala.al” ka siguruar një video ku shihet makina e bardhë ku u ekzekutua shtetasi “H.B”.

Policia dyshohet për vrasës me pagesë, megjithatë ende nuk ka asgjë të konfirmuar. Autorët dyshohet se e kanë gjurmuar viktimën për të mësuar të gjitha lëvizjet e tij, e kanë pritur sa është ngritur nga lokali në zonë dhe ka lëvizur me mjet dhe e kanë qëlluar  me breshëri.

Ndër të tjera mësohet se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja, ndërsa arma ka qenë e tipit mp5 automatike e njëjtë me ato që përdor garda dhe është çuar në laborator. Megjithatë duhet theksuar se kjo armë nuk rezulton e regjistruar ne Shqipëri.

l.m/Fjala.al

Të fundit

E keni ditur? Mos e hani ushqimin shpejt pasi rrezikoni shumë

Për shkak edhe të stilit të jetesës, ngrënia shpejt është bërë një praktikë e përditshme e shumë njerëzve, të...

“Keni ngrënë dreka dhe darka jashtë”, a e ka mik Jul Deda babain e Heidit?

Françeska Murati duket se është e bindur se Julian Deda dhe babai i Heidi Bacit, njihen jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 3”. Teksa aktori...

Pas presidentes edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Vendin tim e quaj si ta dua

Pas deklaratave të presidentes së re maqedonase e cila gjatë betimit vendit iu referua vetëm si Maqedoni, kryeministri Hristian Mickoski sfidon Greqinë, duke thënë...

BE nis një hetim ndaj kompanisë Meta, arsyeja

Komisioni Europian ka nisur një hetim të thelluar ndaj Metës për shkeljen e mundshme të rregullave të BE-së të përfshira në Aktin e Shërbimeve...

10 futbollistët më të paguar në planet për vitin 2024, Ronaldo mposht thellë Messin

Edhe një herë futbolli del në skenë si sporti dominues në listën e sportistëve më të paguar në vitin 2024. Në publikimin e kësaj...

Lajme të tjera

Web TV