PDIU: Testi i maturës si barcaletat e Shvejkut, eksperiment me maturantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas karantinës maturantët u përballën pabesisht me provimin e letërsisë së maturës shtetërore si në eksperimentin social të radhës. Kështu shkruan në një postim në rrjetin social PDIU-ja.

Kjo parti shprehet se testi ishte si barcelatat e Shvejut, duke kryer një tjetër eksperiment me maturantët.

Postimi i plotë

Pasi u mbyllën për muaj të tërë në karantinë, maturantët shqiptarë u përballën pabesisht me provimin e letërsisë së maturës shtetërore si në eksperimentin social të radhës.
Pyetje absurde që do ishin të përshtatshme për të rishkruar ushtarin e mirë Shvejk, një test që tentonte të maste më shumë se shkallën e dijes, shkallën e mosdijes së maturantëve, e që brenda përmbledh komiken dhe absurdin bashkë.

Nuk është viti i parë që kjo qeveri godet pabesisht maturantët, por testi i sivjetshëm është një metodë goditje e ndërgjegjshme që kjo qeveri dhe ministria përkatëse bëjnë ndaj një brezi të rinjsh. Ju kujtojme se, sisteme internacionale shumë të rëndësishme si IB, A-level, etj, kanë evituar tërësisht provimet e fundvitit dhe kanë marrë në shumë raste mesataren e notave, apo esetë e nxënësve për notën përfundimtare. Ndërkohë Besa me ushtrinë e vet të pabesë, jo vetëm thërret nxënësit duke thyer rregullin e gjendjes së jashtëzakonshme, por organizon dhe testin absurd për të dekurajuar mijëra të rinj e të reja që janë në ditët e tyre më delikate për të zgjedhur rrugën e jetës.

Në vend që të dëgjohen mijëra maturantë e mësues letërsie që shprehen të skandalizuar nga ky test, ministria ka paturpësinë që, sot të dalë në mbrojtje të aktit të saj dhe të deklarojë se ishin krejtësisht brenda programit.
PDIU mbështet protestën e maturantëve sot dhe e konsideron si një akt të ligjshëm në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Lexo edhe :  Pogradec dhe Devoll, dy shkëndija elektrike brenda pesë orëve

 

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

Lajme të tjera

Web TV