Vendimi/ I dënuar me burgim të përjetshëm, si u lirua Hekuran Billa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U ekzekutua një natë më parë Hekuran Billa, me disa plumba automatiku MP5. Ai kishte lënë qelinë e burgut të Fushë-Krujës në muajin shkurt 2019, vendim ky i marrë nga gjyqtarja në Krujë, Enkelejda Hoxha.

Grupi Mediatik “Fjala” disponon vendimin ku rezulton se gjyqtarja Enkelejda Hoxha në 22 shkurt 2019 ka vendosur ti falë 5 vjet e 2 muaj e 11 ditë burgim Hekuran Billës, duke e lënë të lirë me kusht për një periudhë 5 vjeçare.

Mësohet se kushti që ajo kishte paracaktuar për viktimën ishte që ai të punonte si korrier dokumentacioni pranë studios ligjore “Duka” në Tiranë, studio kjo që Billa e kishte kontraktuar si përfaqësuese ligjore për tu mbrojtur në gjykatë.

Sipas dokumentit Billa, është arrestuar në Angli një vit pas vrasjes në datën 15 nëntor 2007 dhe në 14 tetor 2008 Gjykata e Kurorës Snaresbook Angli, e ka shpallur fajtor duke e dënuar me burgim të përjetshëm për tre vepra penale. Më pas Billa është deportuar nga Anglia në Shqipëri me qëllim vuajtjen e dënimit me burg përjetë në Shqipëri. Në 13 maj 2014 gjyqtari i Tiranës Altin Abdiu ka vendosur të pranojë njohjen e vendimit anglez duke njësuar burgimin e përjetshëm në Shqipëri. Por ky vendim në muajin korrik 2016 është rrëzuar në Apel nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Lefter Jahja dhe Shkëlqim Mustafa, duke e dënuar Hekuran Billan përfundimisht me 25 vite burgim.

Pas këtij vendimi Billa është akomoduar në ambjentet e burgut të Fushë-Krujës, ku nga ky burg ka filluar të depozitojë kërkesat për lirim nga qelia. Kërkesa e parë për ulje dënimi me 90 ditë në gjykatën e Krujës është pranuar nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila në 25 maj 2017, ka vendosur uljen e dënimit për Billa. E njëjta gjyqtare brenda një dite, pra në 25 maj 2017 ka marrë në shqyrtim një kërkesë të dytë të depozituar nga Hekuran Billa, duke vendosur uljen e dënimit me 24 muaj burgim.

Lexo edhe :  FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Ndërsa në 14 shkurt 2018, ditën e shënvalentit, gjyqtarja Enkelejda Hoxha, ka vendosur ti njohë Hekuran Billës periudhën e paraburgimit nga data 15 nëntor 2007 në Angli deri në datën 20 korrik 2016, ku vendimi për dënimin e tij me 25 vite burgim ka marrë formë të prerë në Apel. Pra në total kjo gjyqtare i ka ulur dënimin në masën e 9 viteve, kohë kjo që gjyqtarja argumenton se Billa ka qëndruar në periudhë paraburgimi. Pa kaluar shumë muaj nga ky vendim, në 21 nëntor 2018 gjyqtarja Enkelejda Hoxha, ka vendosur ti njohë amnistinë e vitit 2016 këtij personazhi, duke i ulur dënimin në 1 vit burgim. Ndërsa në muajin janar 2019 Hekuran Billa sërish ka përfituar një ulje dënimi me 90 ditë, ku sërish ka qenë gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Një muaj pas këtij përfitimi të radhës, Hekuran Billa, nëpërmjet avokatit të tij Aldo Tabaku, në datën 22 shkurt 2019, ka fituar prej Enkelejda Hoxhës, lirimin me kusht e cila i ka falur 5 vjet e 2 muaj e 11 ditë burgim. Në të gjitha këto vendime prokurori Bujar Memia, nuk ka paraqitur ankimim në gjykatë, duke bërë që vendimi të hyjë në fuqi menjëherë dhe mos pasur asnjë mundësi të kthimit në burg të Billës. Për gati 1 vit e gjysmë Billa, ka qëndruar i lirë në rrugët e Tiranës ku në letra figuronte i punësuar si postier pranë studios ligjore Duka në Tiranë. Por në janar të 2020 Hekuran Billa kishte hapur dhe një biznes në Tiranë për dhënien e makinave me qira.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Zvicra zbulon a do ta arrestojë Putinin

Zvicra do t'i japë presidentit rus Vladimir Putin "imunitet" nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën. Kështu...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të...

Grabitet diamanti me vlerë 25 mln dollarë në Dubai

Një nga diamantet më të rralla dhe më të vlefshme në botë, me peshë 21.25 karat, ishte në qendër të një grabitjeje kinematografike në...

Lajmi i fundit: Hungaria kërcënon Kievin zyrtar

Përveç luftës me Rusinë, Ukraina tashmë do duhet të përballet me një tjetër shqetësim që vjen nga Hungaria. Tensionet midis dy vendeve u përshkallëzuan pasi...

Lajme të tjera

Web TV