VIDEO/ 21-vjetori i çlirimit të Kosovës, Meta nxjerr pamjet e rralla të NATO-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar sot në ditën e 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës personat që dhanë jetën për vendin e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet mirënjohës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin që dhanë në çlirimin e Kosovës, ndërsa rikujton edhe veprën e lavdishme Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari.

“Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon.

Përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre! ??❤️??”, shkruan Meta.ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/614769412464841/

Të fundit

VIDEO-ekskluzive/ Nis zbatimi i urdhrit të Ramës, shembet lokali te zona e Shallvareve

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme, kanë nisur...

Pas Vlorës, aksioni për lirimin e hapësirave publike nis edhe në Durrës

Pas zbarkimit të kryeministrit Edi Rama në Vlorë dhe deklaratave të tij të forta për lirimin e hapësirave publike, një aksion i ngjashëm ka...

Mbi 100 viktima humbën jetën nga përmbytjet në Teksas, dhjetëra të tjerë ende të zhdukur

Numri i viktimave nga përmbytjet që goditën Teksasin qendror të premten ka arritur në mbi 100 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të...

Ish-deputetja tregon momentin ‘epik’ kur i shkroi ish-it nën efektin e alkoolit

Ish-deputetja, Oriola Nebiaj ndau një nga momentet më të sikletshme dhe njëkohësisht gazmore të jetës së saj personale gjatë një interviste në emisionin “Natën...

Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…

Në emisionin “Opinion” dje u fol për disa nga vrasjet më të çuditshme dhe se si u zgjidhën ato. Nga ngjarjet që u mor për...

Lajme të tjera

Web TV