VIDEO/Momenti i atentatit ndaj Hekuran Billës, si vepruan autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë publikuar pamjet e atentatit të mbrëmjes së djeshme ndaj 40-vjeçarit Hekuran Billa në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet.

Siç mund të shihet dhe te video e mëposhtme, autorët kanë qenë në ndjekje të BMW X6 të bardhë me targa AA888OH të cilën lëvizte viktima dhe sapo 40-vjeçari ndalon pranë hyrjes së një qendre tregtare, ata janë afruar dhe nga xhami i pasmë i mjetit të tyre qëllojnë me breshëri. Makina e viktimës, pasi përplaset me makina të tjera para, përfundon në trotuar.

Pas ekzekutimit, autorët largohen duke u kthyer mbrapsht nga rruga që erdhën, për shkak se përpara e kishin të bllokuar me mjete të tjera dhe nuk mund të lëviznin dot me shpejtës. Makina e autorëve u gjet e djegur disa minuta më vonë pas atentatit në Prezë të Vogël së bashku me armën e krimit brenda.

Pista ku po heton policia për identifikimin dhe kapjen e autorëve është ajo e të kaluarës së Hekuran Billës, i cili 14 vite më parë ka ekzekutuar bashkëkombasin e tij Prel Marku në Angli./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe...

Tragjedia e “Soyuz 11”, tre kozmonautë sovjetikë vdesin në heshtje

30 qershor 1971 Në heshtjen e thellë të kozmosit, ku nuk dëgjohet britmë e njeriut dhe çdo frymëmarrje është një akt inxhinierik, vdekja vjen pa...

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë. Xfg, i riemëruar Stratus nga...

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Lajme të tjera

Web TV