Rritje rekord të infektuarish/MSH: Të punohet nga shtëpia kur është e mundur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke marrë shkasë nga rritja e numrit të prekurve me koronavirus veçanërisht në ndërmarrje, Ministria e Shëndetësisë u bën apel bizneseve dhe kompanive të ndryshme që nëse është e mundur të punohet nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të penguar përhapjen e virusit.

“Nisur nga fakti se po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje, subjekte tregtare apo institucione të ndryshme publike dhe private, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e Covid-19”, tha Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

Doktoresha tha se rregullat e karantinës për personat e prekur duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze.

“Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar, qoftë edhe pa shenja, duhet të izolohet dhe se thyerja e karantinës është e dënueshme pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve. Me organet e rendit po intensifikohet puna për të garantuar respektimin e karantinës së detyrueshme për personat e prekur nga Covid-19”, shtoi ajo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV