Nëse nuk është kuptuar mjaftueshëm në muajt e fundit, Ole Gunnar Solskjaer ka vënë pikat mbi i, dhe ka thënë mendimin e tij mbi rikthimin apo jo të Sanchez te Red Devils. Tekniku norvegjez ka konfirmuar përsëri se në fund të sezonit ai nuk do të pranojë Alexis Sanchez në ekipin e tij.
Sulmuesi kilian është në huazim te Interi pa ndonjë të drejtë blerjeje, por klubi italian mund të fillojë sërish tratativat me Manchester United për transferimin e plotë nëse sulmuesi finalizon sezonin e tij në ngritje.
“Sigurisht që gjithmonë ka vend për lojtarë të mirë dhe njerëz të mirë. Ne shohim sesi do të jemi në fund të këtij sezoni sepse besojmë se skuadra është shumë e mirë. Ne besojmë se jemi në rrugën tonë për të bërë diçka dhe mund të arrijmë pbjektivat. Sanchez? Ndonjëherë, kur mobiloni një sallon, mundet edhe të gjeni një karrige të këndshme ose një divan të këndshëm, por mbase nuk shkon mirë me pjesën tjetër të dhomës” tha Solskjaer.
Praktikisht kuptimi është i qartë, që kiliani nuk do rikthehet në Old trafford, edhe pse është një lojtar me kualitete.