“Zgjedhorja”/ Yuri Kim takon Hajdarin: E respektoj luftën e saj parimore

Edhe pse marrëveshja për reformën zgjedhore është firmosur, sërish ka polemika, pasi vetë një nga firmëtaret e asaj marrëveshjeje, Rudina Hajdari ka deklaruar se nuk do ta votojë në Kuvend.

Sot, bashkëkryetarja e kësaj reforme, Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë diplomatja amerikane përmes një postimi në Twitter e cila bën me dije se përveç reformës zgjedhore kanë diskutuar dhe për çështjne e integrimit europian.

“Takim me Rudina Hajdarin  për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të mund të përmbushë parakushtet e BE. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe.” shkruan Kim në Twitter./En.Br./Fjala.al