“Fake news” apo sensacion: Chelsea gati të shpenzojë 120 mln për Ronaldo

Në detajet e ofertës, për të rrëmbyer fenomenin portugez nga Juve, Blues do të zyrtarizojnë këtë verë një ofertë maksimale prej 120 milionë Paundësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thashethemet e zhurmshme të tregut të futbollit që vijnë nga Spanja për të ardhmen e Cristiano Ronaldo janë sugjestionuese, por vetëm kjo verë do të tregojë nëse janë të vërteta. Sipas gazetarit AS, Manolete, Chelsea do të ishte gati të vinte dorën në “portofol” për të rikthyer CR7 në Premier League.

Në detajet e ofertës, për të rrëmbyer fenomenin portugez nga Juve, Blues do të zyrtarizojnë këtë verë një ofertë maksimale prej 120 milionë Paundësh. Kjo  shifër e rëndësishme mund të bëjë  bardhezinjtë mendohen e të finalizojnë marrëveshjen, sidomos pas emergjencës së Coronavirus. Duke shitur CR7, Juventus do të mblidhte para të nevojshme për tu riinvestuar në treg, duke e çliruar veten nga një angazhim shumë i rëndë.

Si në aspektin teknik ashtu edhe ekonomik akordi është i realizueshëm. “Portugezi jetoi momentet e tij më të mira në Madrid në futboll dhe tani është koha për të ndryshuar “ajrin” dhe për të fituar diçka, diku tjetër jo në Torino”, shkruan Manolete, duke lëshuar bombën në treg. Zhvillimet priten… a do konfirmohen apo jo, kjo mbetet për tia lënë temperaturave të larta të verës.

Të fundit

Harroni shpejt? Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

Kujtesa e mirë është një shenjë e shëndetit optimal të trurit. Disa priren të kenë mangësi në kujtesë me...

Françesku, papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit

Papa Françesku, i cili ndërroi jetë të Hënën pas Pashkëve, po thyen traditën lidhur me vendin ku do të prehet – duke zgjedhur një...

Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për...

U nda nga e dashura pasi surprizoi Eglin? Olsi shuan thashethemet

Këngëtari dhe aktori i njohur, Olsi Bylyku, ka vendosur të shuajë thashethemet lidhur me marrëdhënien e tij me gazetaren, Denada Lura. Dyshimet për një mundësinë...

Clooney: Asgjë nuk të bën të dukesh më i moshuar se kur je 63 vjeç dhe i lyen flokët

Në paraqitjen e tij më të fundit në teatër për shfaqjen “Good Night, and Good Luck”, aktori i njohur George Clooney i ka habitur...

Lajme të tjera

Web TV