Filmi “Gra të vogla” thyen rekord në arkëtime pas rihapjes së kinemave, gati 100 mln $

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rihapjen graduale të kinemave në mbarë botën pas muajve të tërë në izolim për shkak të pandemisë, një prej filmave më të pëlqyer e kritikuar në të njëjtën kohë, prodhuar në 2019-ën, po vendos një rekord të ri për nga arkëtimet.

“Gra të vogla”, një përshtatje e novelës së dashur të Luisa May Alcott, po arrin shumën 100 milionë dollarë, nga arkëtimet ndërkombëtare. Filmi, i shkruar dhe me regji të Greta Gerwig, ka fituar vetëm gjatë fundjavës që sapo kaloi, në 13 tregje të huaja, 760 mijë dollarë, sipas Variety, me një total në mbarë globin prej 99.5 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e arkëtimeve gjatë kësaj fundjave erdhën nga Japonia, ku drama siguroi 495 mijë dollarë, nga shitja e biletave në kinema. Në Danimarkë u arkëtuan 225 mijë dolllarë, në rritje me 15% në krahasim me fundjavën e mëparshme.

Filmi pritej që të shfaqej premierë që prej muajit janar por shumë tregje ndërkombëtare u mbyllën për shkak të shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Aktoret protagoniste në film janë Emma Watson, Florence Pugh dhe Eliza Scanlen si motrat e Jo-së, Meg Amy dhe Beth, me Laura Dern që luan rolin e nënës së tyre dhe Bob Odenkirk që luan atë të të atit të 4 motrave.

Arkëtimet deri tani e kanë kapërcyer me disa fish, buxhetin e shpenzuar për realizimin e filmit, për 40 milionë dollarë. Filmi është nominuar për 6 çmime Oskar, përfshirë këtu regjia më e mirë, edhe pse fitoi vetëm 1, atë për dizajnin e kostumografi-në më të mirë.

Filmi ka nisur të transmetohet në të gjitha formatet e platformat digjitale nga 7 prilli, në mungesë të kinemave./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV