Gjata: Rritja e infektimeve me Covid, më e lartë se parashikimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe për rektorin e universitet të mjekësisë në Tiranë, mjekun Arben Gjata shtimi i numrit të të infektuarëve me COVID-19 ishte e pritshme, por sipas tij është një rritje më e lartë sesa parashikimet.

Gjatë një interviste për emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, mjeku deklaroi se relaksimi i shqiptarëve, por edhe i personelit mjekësor ishte një nga arsyet kryesore të përhapjes në masë të koronavirusit. Por pavarësisht shifrave të larta, Arben Gjata nuk beson në rikthimin e masave kufizuese.

“Pas hapjes, fillimet të aktiviteteve pritej një rritje dhe kjo rritje ndodhi, por është një rritje më e lartë sesa parashikimet. Kjo tregon që nuk janë duke u zbatuar masat, distancimi social, mbajta e maskave etj. Pati një lloj relaksimi të shoqërisë pas hapjes. Unë besoj që kjo është arsye kryesore. Virusi ka qenë gjithmonë këtu nuk ka ikur. Virusi është duke u përhapur dhe kjo është në dorë të qytetarëve. Duhet të zbatojmë rekomandimet që mos ndodhemi në situatë të papëlqyeshme.

Nuk besoj që do kthemi në karantinë. Unë shpresoj që shqiptarët të ndërgjegjësohen. Njerëzit, por jo vetëm njerëzit  dhe personeli shëndetësor patën një relaksim. U duk sikur virusi iku. Por duhet të mësohemi me normalitet të ri, jo me normalitetin e dikurshëm”, deklaroi Gjata./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV