Damian Gjiknuri shprehu mendimin e tij mbi mbledhjen e sotme të Këshillit Politik. Ai tha se ka ende disa pika për t’u diskutuar në lidhje me KQZ dhe çështje të tjera në lidhje me fushatën zgjedhore.
Sakaq Gjiknuri tha se në takimin që do të zhvillohet nesër ka gjasa të mbyllet përfundimisht Kodi Zgjedhor. Për Gjiknurin të gjitha proceset lidhen me identifikim elektronik.
Fjala e plotë
”U dakordësuan të gjitha proceset që lidhen me identifikimin elektronik, kompetencat e zv. komisionerit për këtë proces, çështjet e financimit të zgjedhjeve. U dakordësuam për dispozitat që kishin përgatitur ekspertët, angazhimi që ka marrë qeveria për të dyfishuar fondin publik për fushatën zgjedhore, si dhe rënia dakord e pranimit të raportit 1 me 3, financim publik me financim privat. Nesër do vazhdojmë mbledhjen tjetër në orën 17:00, shpresojmë të përfundojmë të gjitha amendimet për kodin zgjedhor.”
”Ka akoma çështje siç është pjesa e KQZ-së dhe disa elementë që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore që PD kërkon kohë më shumë. Shpresoj që nesër, është në interes të PD-së dhe të gjitha palëve që nesër ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Draftet janë, ka akoma disa pika për tu diskutuar. Ata thonë se kërkojnë më shumë kohë që të konsultohen me ekspertët e tyre. Shpresojmë që ata do vijnë nesër me dispozitat përfundimtare.”
Bo.Ba/fjala.al