Lajm i fundit/ Shifra më e lartë e të infekturve, 69 të prekur në orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 319 testime të kryera në 24 orët e fundit, shënohet numri më i lartë i infektimeve qysh nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Zyrtarja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, në raportin e ditës së sotme, konfirmoi 69 të prekur në orët e fundit, kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe raste te reja.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.

Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana.

Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 249; Shkodër 68; Krujë 63; Kamëz 27; Durrës 25; Vlorë 21; Lushnje 13; Pukë 11 dhe Elbasan 6.

Tomini deklaroi se nisur nga fakti se ditët e fundit po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje dhe subjekte tregtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Lexo edhe :  Një shqiptar në federatat evropiane të sportit, Hoxha zgjidhet zv/president në taekwondo

Ajo tha se çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:

Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse kur nuk mund të ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

“Lidhuni me mjekun tuaj të familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për barnat me rimbursim apo pyetje në lidhje me Covid19. Nëse keni shenja të sëmundjes, qëndroni të izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare, 127”, deklaroi Tomini.

Po ashtu tha se gjatë javës së fundit ka rezultuar rritje e numrit të rasteve të identifikuara pozitive, ka një rritje të të shtruarve në spital por qëndrueshmëri sa i takon fataliteteve dhe se kjo rritje lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.

“Por duhet theksuar se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet. Për këtë arsye, duhet kujdes i shtuar për zbatimin e rregullave”, tha zyrtarja e ISHP.

Covid-19 – Statistika 15 Qershor 2020

Testime totale 20813

Raste pozitive 1590

Raste të shëruara 1055

Raste Aktive 499

Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Kisha humbur shpresat’/ Egli flet pas përfundimit të “Big Brother VIP”

Egli Tako ka dhënë deklaratën e saj të parë pas përfundimit të Big Brother VIP 4, ku ka shpërndarë...

Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Si njohjet e tjera të pavarësisë së Kosovës, edhe ajo nga Sudani nxiti kundërshtime nga liderë të Serbisë. Por, këtë herë argumenti i Serbisë...

Po nxitonte për në dasmën e saj, nusja kapet duke udhëtuar me 170 kilometra në orë

Një nuse në Florida, e cila ishte vonë në dasmën e saj, u ndalua nga policia derisa ishte në veturën që lëvizte me shpejtësi...

S’donin të paguanin, 2 turqit sherr me rojën e parkimit në Krujë! E godasin me makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë, ku një shtetas turk (që kishte edhe një shok me vete) ka goditur...

Hamasi tregon pengjet, Izraeli bombardon Gazën, mbi 90 të vrarë në orët e fundit

Rripi i Gazës nuk gjen paqe as për festën e Pashkëve. Raportohet për bombardime të ndryshme nga ushtria e Izraelit. Numri i të vdekurve...

Lajme të tjera

Web TV