Mbyllet çerdhja në Tiranë/Stafi 14 ditë në karantinë, Beqiri: Po zbatojmë protokollin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e kësaj të hëne Bashkia e Tiranës ka mbyllur çerdhen nr.16 në zonën e Bllokut.  Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri. Shkak është bërë një rast i dyshuar me COVID-19.

Gjatë një interviste Beqiri tha se për këto institucione po ndiqet një protokoll strikt që lidhet me garantimin e higjienës, duke filluar nga dezinfektantët e duarve, dezinfektatët e ambientit, matja e temperaturës si për fëmijët, edhe për stafin.

Fjala e plotë

“Janë marrë masa që nga 1 Qershori dhe në vazhim dhe lidhen me garantimin e higjienës, do të thotë, dezinfektantët e duarve, te ambientit, matje në mënyrë permanente, në pritje dhe në përcjellje, por dhe gjatë ditës, e temperaturës si për fëmijët, edhe për stafin. Gjë që faktohet nga dokumentacioni që është në çerdhe. Sapo u dyshua për një rast, morëm menjëherë masat dhe ridizinfektuam për të tretën herë, pasditen e djeshme, çerdhen 16 dhe larguam nga çerdhja, atë grup edukatoresh dhe sanitaresh që të mos ishin sot në ambientet e çerdhes. Sot Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor doli me një vendim, ku pezullohet shërbimi me një afat kohor 14 ditor, duke qene se i gjithë stafi i çerdhes është pjesë e hetimit epidemiologjik. Ne do të zbatojmë të gjithë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë rast. Që do të thotë, stafi do të vetëkarantinohet, pastaj Ministria e Shëndetësisë me strukturat e veta përkatëse do të vazhdojë të ndjekë rastin.Pritja dhe përcjellja e fëmijëve, dezinfektimi i duarve të fëmijëve, dezinfektimi i ambienteve, moslejimi i prindërve që të hyjnë, dhe pritja e përcjellja tek dera e institucioneve, ka qenë rutina e të gjitha ditëve që është ofruar shërbimi në çerdhet dhe në kopshtet e Tiranës. Ne jemi alert ndaj çdo ndryshimi të temperaturës së fëmijëve dhe të stafit, dhe menjëherë këtë ndryshim e sinjalizojmë, e relatojmë tek Operatori Shëndetësor Vendor. Kjo është detyra që kemi përgjegjësi për të qenë strikt, për të qenë korrekt, për të garantuar shëndetin e fëmijëve në çerdhe dhe në kopshte”

Lexo edhe :  Alibeaj: PD e shiti ndeshjen, nuk ka pse ankohet

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Mos prisni mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Kërcënimi i Donald Trump për të tërhequr mbështetjen e SHBA-së dhe për t'u larguar nga bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë...

Franca në panik, pëson ”dy black out”-e! Kana dhe Nice pa energji elektrike

Një zjarr i qëllimshëm në një nënstacion elektrik në perëndim të qytetit të Nices ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në rajon,...

10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo mëngjes të udhëtojë drejt qytetit...

Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën. Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas rënies së regjimit të kaluar,...

Netët e poezisë në Korçë, poetë nga gjithë bota vijnë në Parisin e vogël

Korça është kthyer sërish këtë fundjavë në kryeqendrën e poezisë bashkëkohore, me nisjen e edicionit të 29-të të Netëve Korçare të Poezisë, një festival...

Lajme të tjera

Web TV