Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e Këshillit Politik ku në fokus të diskutimeve ishin amendamentet në projektligjin e Kodit Zgjedhore të hartuara nga ekspertët.
Në mbledhjen e sotme janë diskutuar çështjet dhe pikat e arritura me detaje për të bërë përcaktimin përfundimtar nga ekspertët të draftit për reformën zgjedhore dhe dërgimin e saj për votim në Kuvend.
Disa nga pikat e diskutuar për të bërë ndryshimet përfundimtare lidhen me kuotën gjinore, përbërjen e KQZ-së, votën e emigrantëve, roli i medias në fushatat zgjedhore, financimi i partive politike si dhe Kolegji Gjyqësor Zgjedhor.
Mësohet se në përfundim të mbledhjes së sotme palët kanë rënë dakord që të mblidhen sërish ditën e nesërme.
Gjithashtu ditën e nesërme do të mblidhet edhe Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore për të informuar dhe paraqitur ndryshimet e arritura që do të reflektojnë marrëveshjen e arritur mes palëve./En.Br./Fjala.al