Pse po shtohen të infektuarit? Sqaron MSH: Arsyeja pse kemi një rritje të tillë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e fundit po regjistrohen shifra rekord të infektuarish në vendin tonë. Po a do të thotë kjo se “agresiviteti” i virusit është rritur sërish? Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vend, përgjigja është jo.

Në deklaratën e dhënë sot për mediat sa i përket përditësimit ditor, MSH sqaron se edhe pse sot kemi regjistruar sërish një rekord të infektuarish, numri i vdekjeve mbetet i qëndrueshëm. Në njoftim, thuhet se rritja lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.

Po ashtu, theksohet se “kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut, nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet.”

Për këtë arsye, thuhet më tej në njoftim, duhet kujdes i shtuar për zbatimin e rregullave./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Nuk ka më toka të Xanuna”, Rama i lë afat Vlorës 48 orë, Dredha në aksion

Lirimi i hapësirave publike është marrë seriozisht nga Kryeministri Rama, i cili paralajmëron shkelësit në kryeqytet për ndjekje penale...

Përmbytjet në Teksas, konfirmohen 24 viktima, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm...

“Parajsa e pazbuluar e Evropës”/ Plazhet e Shqipërisë, si në Greqi dhe Kroaci

Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare  Travel and Towrs world analizon lehtësitë e lëvizjes me viza britanike dhe...

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e...

Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

Lajme të tjera

Web TV