Shefja e Pediatrisë: 88 fëmijë me COVID-19 në vendin tonë, 23 aktualisht aktivë

Në vendin tonë janë shënuar 88 fëmijë të infektuar me COVID-19 në total, ku aktualisht vetëm 23 prej tyre janë aktivë.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Infektivit të Pediatrisë dhe njëkohësisht anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Gjeorgjina Kuli gjatë një interviste të dhënë për Abc News. Ajo shtoi më tej se pjesa më e madhe e fëmijëve të infektuar janë asimptomatikë.

“Në momentin që flasim kemi 88 fëmijë të infektuar. Të gjithë fëmijët janë infektuar nga kontaktet e familjarëve. Pjesa më e madhe e tyre janë asimptomatikë ose me simptoma të lehta. Asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar. Aktualisht janë 23 aktiv”, tha

Më tej, mjekja shtoi se rritja e numrit të të infektuarve ishte e pritshme dhe se situata është e kontrolluar.

“Duke qenë se është një virus i panjohur, mjekësia stepet dhe ka një dualitet për procedura të caktuara. Si anëtare e komitetit dua të theksoj se komiteti merr vendime vetëm në përputhje dhe direktivat e OBSH. Në komitet nuk është diskutuar rikthimi i karantinës apo i mbylljes. Kjo rritje është reale dhe e pritshme kur ke një 97 % të bizneseve të cilat janë të hapura. Mjafton një dalje në rrugë dhe kutin se çfarë intensiteti të kontakteve kemi. Numri i hospitalizimeve është i kontrolluar qoftë edhe numri i pacientëve në terapi intensive. Për sa i përket stafit mjekësor infektimi nga koronavirusi, QSUT ka 53 shërbime, në këto shërbime janë kapur disa raste, sigurisht nuk është e falshme, sepse duhet të merren masa mbrojtëse. Çdo person që ne vizitojmë duhet ta konsiderojmë si potencialisht të rrezikshëm. Ka pasur edhe neglizhenca”, deklaroi Kuli./En.Br./Fjala.al