Vajza e George Floyd bëhet aksionere e Disneyt, dhuratë nga Barbra Streisand

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barbra Streisand ka blerë aksione të kompanisë së famshme “Disney” në emër të vajzës 6 vjeçare të George Floyd, Gianna.

Përmes një postimi në “Instagram”, Gianna tregoi edhe certifikatën e aksioneve në emër të saj, teksa falënderoi aktoren e famshme 78 vjeçare për gjestin e saj vërtet të këndshëm.

“Faleminderit Barbra Streisad për këtë dhuratë, tani unë jam një aksionere e “Disney-t” falë teje” shkroi 6 vjeçarja.

Më herët, edhe Universitetit i Houston, Texas tha se Gianna dëshiron që të ndjekë studimet atje, ndaj siguruan një fond të plotë për ti mundësuar asaj shkollimin atje. Edhe reperi amerikan, Kanye West tha se po krijon një plan financimi për edukimin e shkollimin e Gianna Floyd, në mënyrë që ajo të arsimohet ku të dëshirojë në të ardhmen.

Gianna është vajza e të ndjerit George Floyd, 46 vjeçarit që humbi jetën pasi polici Derek Chauvin e ndaloi dhe i vuri këmbën në fyt, derisa ai humbi jetën pasi e kishte të pamundur të mbushej me frymë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Rama në Fushë Krujë: Na jepni besim që të bëjmë më të mirën për 4 vitet e ardhshme

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmbylli këtë të mërkurë fushatën elektorale në Fushë Krujë, ku iu drejtua qytetarëve...

Goditi me gurë bankomatin e një banke në Korçë, arrestohet 50-vjeçari

Arrestohet 50-vjeçari ne Korçë pasi goditi bankomatin e një bankë me gurë. Sipas uniformave blu, shtetasi V.N. alias P.N., banues në Pukë ishte i proceduar...

Asambleja e KiE do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri

Një delegacion prej 21 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i udhëhequr nga italiani Simone Billi do të qëndrojë në Shqipëri nga...

“Isha shtatzënë, por nuk shkoi mirë”, rrëfimi prekës i Bebe Rexhës pas komenteve fyese

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, 35 vjeç, ka zbuluar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale se ka kaluar një abort spontan, ndërsa...

“Rama ik”/ Kryeministri në Fushë Krujë: Vdeksha unë për ty, o hudhër! Plasi syri i keq

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në Fushë Krujë, hasi me një qytetar që tha “Rama ik”. Kreu i qeverisë...

Lajme të tjera

Web TV