“Bonus për turistët vendas”, shoqatat turistike shkruajnë peticion me 6 kërkesa Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqatat turistike në vend kanë bërë një peticion për kryeministrin Edi Rama dhe tre ministrive, të Turizmit, të Financave dhe të Mjedisit.

Këto shoqata kërkojnë nga qeveria plotësimin e 6 kërkesave që përmban peticioni, për të ndihmuar një nga sektorët më të prekur ekonomikisht nga pandemia e koronavirusit.

“Të bëjmë një peticion për situatën e vështirë që po kalon sektori i turizmit. Shumica e kërkesave tona nuk janë realizuar. Nga paketat ne nuk kemi përfituar, por morën pagën 40 mijë lekë ata që hoqën stafin nga puna. Garancia sovrane nuk është ndonjë ndihmë e madhe për madhe për biznesin, më shumë është mashtrim sesa ndihmë e vërtetë për sektorin. Kemi menduar të nënshkruajmë një peticion me kërkesa që t’ja dërgojmë kryeministrit dhe brenda 10 ditësh të kemi takim me kryeministrin për të marrë përgjigje. Nëse nuk marrim përgjigje, do të vazhdojmë me protestat përpara kryeministrisë. Kërkesat tona kanë kosto për buxhetit dhe janë jashtë fuqisë së një ministrie”,- u shpreh kryetari i Unionit Turistik Rrahman Kasa.

Gjashtë kërkesat drejtuar qeverisë:

1-Çlirimin e bizneseve të turizmit nga të gjitha detyrimet fiskale deri në 31 dhjetor 2020 (përfshirë taksat lokale dhe taksën e pronës)

2-Subvencionimin e pagave edhe për punonjësit e bizneseve të mëdha turistike të larguar nga puna pas datës 10 prill 2020.

3-Ngrirjen e kësteve dhe krijimi i kushteve për kreditë të buta për sektorin e akomodimit.

-Propozojmë të shtyhen afatet e pagesave të kredive të paktën deri në 30 mars 2021, qeveria duhet të mbulojë me grante nga BE interesin e stokut të kredive në këtë industri.

-Të rritet kapitali i garancisë sovrane dhe tu krijohet mundësi kreditimi hoteleve nga kjo garanci deri 20% të të ardhurave të realizuara në vitin 2019 me interes zero dhe gres periode deri në 2 vjet në mënyrë që të shpëtojë falimenti.

Lexo edhe :  “Tirana, Kryeqendra e Shqiptarisë”, Veliaj ndan momente nga “Parada e Shqiptarëve”

4-Mbështetje nga qeveria me pagesa të sigurimeve shoqërore të hoteleve që kanë profil sezonal dhe kryesisht ato që nuk kanë biznes të dytë gjatë periudhës së dimirt.

5-Zbritja e TVSH nga 20% në 10 % edhe për hallkat e tjera të turizmit që nuk janë përfshirë në reduktimin e TVSH.

Stimuli i turizmit të brendshëm nëpërmjet subvencioneve.

6-Bonus për turistët vendas që do bëjnë pushime në Shqipëri

Ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV