Koronavirusi në Tiranë, rrugët dhe lagjet ku janë vatrat aktive me rrezik të lartë infektimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana vazhdon të jetë qyteti me më shumë raste infektimesh në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme, në Tiranë vazhdojnë të jenë aktive 249 raste.

Por në cilat zona, rrugë të Tiranës janë vatrat aktive? Fjala.al ka përgatitur një listë të 8 vatrave aktive në kryeqytet: Komuna e Parisit, Sauk, NSHR, Bregu Lumit, 5 Maji, Shkozë – Lana-bregas, rruga Besim Alla, Pallati me shigjeta, Fushë-Mëzezë, Porcelan, rruga Besim Zyma, rruga Karl Gega, rruga Muhamet Gjollesha, rruga Sulejman Delvina, Liqeni i Thatë, Ali Demi, rruga Ndre Mjeda, Fresku, Kopshti Zoologjik, rruga Lidhja Prizrenit, rruga Efuard Mano, Qytet Studenti, rruga Mihal Grameno, rruga Shefqet Kuka, rruga Brigada VIII, rruga Barrikadave, Garda e Republikës.

Ndërkohë QSUT-ja vazhdon të jetë një vatër e nxehtë e Covid-19, një kryeinfermier dhe 3 infermierë të sallës operatore në pavjonin e ORL-së kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Gjithashtu pozitivë me koronavirus kanë rezultuar një mjek në Qendrën Shëndetësore në Sauk, një mjeke e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe një kryeinfermier.

Ditën e sotme pritet të konfirmohet nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë 29 raste të reja vetëm në Tiranë. Ndërkohë ditën e djeshme kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 69 persona, duke shënuar një rekord të ri të infektimeve në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vazhdon apelin për vetëndëgjegjësim nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse kur nuk mund të ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka folur së fundmi lidhur me largimin e tij nga bota e televizionit tashmë prej vitesh, ndërsa është fokusuar...

Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët...

Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi rrëfeu në A2 CNN 20 muajt e arrestit shtëpiak,...

Lajme të tjera

Web TV