Kryetari shoqatës transportit, Qoshja: Puna nuk rinis nëse s’plotësohen kushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e agravuar në vend për shkak të pandemisë ka prekur më së shumti transportin publik. Teksa ministria e transportit njoftoi për hapjen urbanëve në datë 15 qershor, kjo gjë nuk ndodhi.

Shoqata e transportit publik u ngrit në protestë duke thënë se nuk rinisin punën nëse nuk i plotësohen 4 pikat të vendosura prej tyre.

Grupi Mediatik “Fjala” zhvilloi një intervistë me Kryetarin e Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja.

Qosja nënvizoi faktin se shtyrja me një javë e transportit publik nuk është aspak në favorin e shoqatës së transportit. Kryetari Qoshja tregon se kur do te rinis puna.

Intervista e plotë 

Gazetarja- Qeveria shtyu me një javë hapjen e transportit publik. A është ky vendim në favorin tuaj?

Qoshja- Ky vendim nuk është në favorin tonë për sa kohë operatorët janë në kolaps ekonomik. Në asnjë vend tjetër transporti publik qëndron ende i mbyllur.

Gazetarja-A do të nisni punën javën tjetër?

Qoshja- Puna nuk rinis nëse qeveria nuk do të plotësoi kërkesat e Unionit të Transportit Publik. Me kushtet aktuale, bazuar edhe në protokollin e sigurisë, transporti publik është në pamundësi financiare për kryer aktivitetin.

Gazetarja- A mund të punoni me 70 % të kapaciteteve. Cilat janë kërkesat tuaja për qeverinë?

Qoshja- Janë 4 pika të cilat i janë nisur qeverisë të cilat do të bëjnë të mundur që ne të rifillojmë aktivitetin. Dje kemi nisur vërejtjet tona mbi protokollin e sigurisë i cili duhet të rishikohet. 1 detaj: përgjegjësia e respektimit të tij e cila duhet të jetë e pasagjerëve dhe jo e operatorit.

Gazetarja- Sa ju ka dëmtuar mbyllja e aktivitetit për tre muaj ?

Qoshja-Transporti publik në Shqipëri gjeneron një humbje mujore rreth 3.000.000 €/muaj

Lexo edhe :  “Ju kemi toleruar jashtë mase”, zyrtari i IKMT përplaset me banorët e Thethit

Gazetarja- Si janë trajtuar punonjësit tuaj gjatë kësaj periudhe?

Qoshja- Punonjësit kanë përfituar nga paketa e dytë, 40.000 lekë, por që tashmë duket shumë larg përderisa jemi në gjysmën e Qershorit.

Gazetarja- Kur mund të ktheheni në normalitet?

Qoshja- Për fat të keq nuk mund të parashikohet asgjë momentalisht. Një gjë është e sigurt :transporti publik funksionon në të gjitha vendet, të cilat numrat e infektimeve i kanë shumë më të larta se tonat sepse transporti publik është shtylla kurrizore e një qyteti, është mënyra sesi ne arrijmë në punë, në shkollë, tek miqtë tanë dhe kjo që po ndodh në Shqipëri ka vetëm arsye financiare dhe nuk ka lidhje aspak me COVID-19

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Aksident fatal në autostradën Tiranë–Durrës/ Humb jetën 18-vjeçari, plagoset pasagjeri

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në...

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke shpallur krijimin e “America Party”,...

13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Përgatiti: Leonard Veizi Në një ditë të nxehtë korriku, kur ajri mbi qytetet përvëlonte rrugët dhe njerëzit kërkonin hijet e pakta që mbeteshin në mes...

Fluksi i mjeteve, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh

Mirëmenaxhimi i trafikut gjatë sezonit turistik si dhe minimizimi i numrit të ngjarjeve rrugore, ka bërë që Policia Rrugore të krijojë disa Njësi të...

Gjermani: Kontributet e sigurimeve deri në 50%?

Ekonomisti dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë Gjermane, Martin Werding, ka thënë se punonjësit duhet të përgatiten për kontribute të sigurimeve shoqërore...

Lajme të tjera

Web TV