Manchester City zbuloi një fanelë të re të veçantë që skuadra do të veshë për rikthimin në Premier League kundër Arsenalit për të promovuar fushatën e “Citizens” që po mbështetet masivisht, Giving for Recovery me qëllim të mbledhjes së të paktën 1 milion Paundëve si pjesë e strategjisë për të lehtësuar pasojat e coronavirus. Manchester City kthehet në aksionin e Premier League kundër Arsenalit të mërkurën, por ndërkohë avancon me fushatën pozitive.
Në vend të sponsorizuesit të tyre të zakonshëm ‘Etihad Airways’ Citizens do të promovojnë fushatën e re “Cityzens Giving for Recovery” kur të luajnë ndeshjen e tyre të parë në më shumë se tre muaj. Qëllimi është të grumbullojnë të paktën 1 milion Paund. Kjo është një fushatë rimëkëmbjeje 12 mujore që do të bashkojë 9 klubet nën ombrellën e City Football Group, e cila përfshin Neë York City FC dhe Melbourne City FC.
Grupi dëshiron të ndihmojë komunitetet të rikthehen në këmbë, pas ndikimit shkatërrues të pandemisë koronavirus. Citizens kanë mbështetur shërbimin urgjencës për tre muajt e fundit. (fjala.al)